7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gashi: Ky projekt ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, morën pjesë në shpërndarjen e certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e Ndërmarrësisë dhe Zhvillimit të Planit të Biznesit, ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 gushtin.

Duke u bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur Organizatat Jo-qeveritare që veprojnë si ofruese të trajnimeve me projektet e tyre që kontribuojnë në rritjen e punësimit përmes ofrimin e shërbimeve cilësore të punësimit për të rinj të moshës 18-24 vjeç.

Gjatë kësaj ceremonie ministri Gashi tha se “Sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës, e veçanërisht për të rinjtë të cilët janë trajnuar në fushën e ndërrmarrësisë, projekt ky i cili ka për qëllim krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj”.

Tutje ministri Gashi tha se “qëllimi i realizimit të projekteve të tilla është që të rinjtë të zhvillojnë kapacitet profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës duke pasur parasysh që vendi ynë ka shume kuadro që janë të aftë t’i japin shoqërisë ide inovative për biznesi”.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se “Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ec Kosova. Mund të forcohet rinia, është mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumti ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pa varur dhe sovran”.

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit