10.6 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Gashi: Sa herë vizitorët të vijnë në këtë Kullë gjithmonë do ta ndjejnë se populli shqiptar lirinë e shkroi me gjak

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës së Shaban Manxhollit në Mikushnicë.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “njëzetë vjet pas çlirimit të Kosovës, dekada të tëra pas luftërave të Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës, Kryetrimit të UÇK-së, Adem Jasharit, vendosëm gurë themelet e Shtëpisë Muze, Kullës të, një ndër luftëtarëve më besnik të Lëvizjes Kaçake, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, luftëtarit guximtar dhe sypatrembur të Drenicës dhe të mbarë shqiptarisë, atdhetarit, Shaban Manxholli.Jeta e Shaban Manxhollit, sikur edhe e bashkë kohanikëve të tjerë trima, Ahmet Delia, Ramë Islami, Shaqir Smaka, Halit Bajrami, Hazir Rama, Kamber Loshi, Sejdi Meta, Isuf Rexha, Shote Galica e shumë të tjerë, ishte luftë e pa ndalur për mbrojtjen e tokave të parëve tanë, luftë për nderin, krenarinë e rrënjëve tona, gjakut, identitetit dhe emrit shqiptar” tha ministri Gashi.

Tutje ministri Gashi u shpreh i lumtur dhe shumë i nderuar që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me popullin trim, të Drenicës po i vendosim gurë themelet e Shtëpisë Muze/ Kullës së atdhetarit, Shaban Mangjolli, të cilin shkrimtari e , kishte portretizuar si ‘Kaçaku i gjatë si një Flamur’” tha ministri Gashi.

“Mbi themelet e kësaj Shtëpie Muze, Kullës së Shaban Manxhollit, përjetë do të zë rrënjë edhe një copë e kujtesës sonë historike, për rrugëtimin tonë, nga robëria deri te liria, çlirimi dhe shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës. Sa herë që, rinia dhe vizitorë tjerë të vijnë në këtë Kullë të krenarisë shqiptare, gjithnjë dhe gjithmonë do ta ndjejnë se, populli shqiptar, lirinë e tij e shkroi me gjakun e vetë” shtoi ministri Gashi.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës së Skenderajit Bekim Jashari si dhe deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

Komuna e Rahovecit shpallë konkurs për kopshtin më të rregulluar

Me rastin e 5 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit(UPMM) në komunën e Rahovecit shpall konkurs publik për: 1.Kopshtin...

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 4 korrik

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të enjten se Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 4 korrik. “Në dokumentin ‘Informata,...

Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit është personi që humbi betejën me COVID-19

Mësuesi Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, humbi sot jetën nga COVID-19. Hoxha ka qenë aktivist i LDK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i...

Prizren, arrestohet burri pasi rrahu gruan e tij

Në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës...

Përleshen dy familje në Prizren

Të enjten rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes të dy familjeve në Prizren, ku janë përfshirë pesë...

Gashi: Të stërvjetruarit e PDK-së janë në VV

Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi i është përgjigjur akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi i cili në debatin në Rubikon të Klan Kosovës i...

Baraliu: Shkarkimi im i kundërligjshëm

Vendimi për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes së KRU “Hidroregjioni jugor”, Besim Baraliu, po cilësohet si i padrejtë, politik dhe pa asnjë arsyetim...

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave që dyshohet se sulmuan fizikisht punëtorin e një pike të derivateve

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten dhe të premten, ka marrë dy vendime të ndara për një rast të njëjtë, ku ishin të përfshirë...

Rivaldo flet hapur, lëshon deklaratën e papritur për Gareth Bale

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, ka marrë vëmendje të madhe në media me deklaratën e tij më të fundit. Ish-futbollisti i Barcelonës ka folur për...

Rexhaj: VV’ja s’do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, nëse dallon nga ai për VLAN’in

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj është i bindur se vendimi për dekretin...

Përkujtohet 21 vjetori i masakrës së Tusuzit në Prizren, Haskuka kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve...

Ylli i Juventusit befason të gjithë, e ka menduar pensionimin

Braziliani, Douglas Costa, thotë se ai ka menduar për pensionimin nga futbolli për shkak të lëndimeve të tij të vazhdueshme. Braziliani ka munguar 17 ndeshje...

Presidenti i klubit argjentinas: Lautaro e ka marrë rrugën drejt Barcelonës

Transferimi i mundshëm i Lautaro Martinez te Barcelona është kthyer në një temë dite në mediat italiane dhe ato spanjolle. Sëfundmi për këtë çështje...

Deklarata e fortë e Hetem Ramadanit: COVID-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit

Pandemia e Covid-19 u përdor për të kontrolluar njerëzit nga grupe të mëdha interesi. I këtij mendimi është aplikuesi i mjekësisë alternative Hetem Ramadani...

Prizren: Aktakuzë për mashtrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka...

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...