21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gastronomet: Shtetit i dhamë 350 milionë euro, ne fituam mbylljen e kafiterive

Me mbyllje të lokaleve dhe aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, Shoqata e Gastronomeve, do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me kufizimet që iu pamundësohet puna nëpër kafiteri, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse Qeveria ka vazhduar me shtrëngimin e masave, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi po konsideron se asnjë lehtësim nuk e ka bërë qeveria për bizneset.

Tutje, ai tha se humbjet sa i përket bizneseve janë shumë të mëdha, duke shtuar se qarkullimi në Gastronomi ka qenë rreth 350 milionë.

Sipas tij, rreth 14 mijë punëtorë janë të paraqitur në Gastronomi dhe të njëjtën kohë janë 4 mijë biznese.

“Humbjet sa i përket Gastronomisë janë marramendëse. Mirëpo ne e dimë që qarkullimi në Gastronomi ka qenë rreth 350 milionë euro, diku 14 mijë punëtorë janë të paraqitur në Gastronomi dhe të njëjtën kohë janë 4 mijë biznese. Deri tani ka prej të gjitha komunave që kanë falimentuar lokalet, mirëpo ende s’ka numër të saktë. Tashmë janë ashpërsuar edhe masat dhe janë duke ndikuar shumë në Gastronomi”, shtoi Kllokoqi

Ai përmendi edhe tri masat që janë vendosur nga Qeveria sa i përket kufizimit të lëvizjes, ruajtjes së distancës dhe kryerjes së punëve brenda lokalit.

“Në tri masat që janë vendosur nga Qeveria, një është kufizimi i lëvizjes, e dyta është mos kryerja e punës brenda lokalit dhe e treta është ruajtja e distancës mes tavolinave. Ne e dimë se sa kanë hapësirë të gjitha lokalet. 50% janë nga hyrat. Në bazë të gjitha mbledhjeve jemi duke vepruar me 10 deri 15 për qind, i cili ka rënë për 85 për qind. Mirëpo shpenzimet janë shumë të mëdha sepse qiraja ka vazhduar, uji, rryma, punëtorët është dashur ti paguajmë”, shtoi ai.

Kllokoqi theksoi se me hapjen e kafiterive, nuk janë respektuar masat sa duhet nëpër disa lokale, por që thotë se restorantet i kanë respektuar.

Ai shtoi se për gastronomet manuali i Qeverisë ka qenë i pakuptimtë, sepse qysh në fillim, kanë thënë se duhet të krijohet distancë ndërmjet njëri-tjetrit 8 metra.

“Me hapjen e lokaleve masat nuk janë respektuar mirëpo restorantet dhe shumica e kafiterive i kanë respektuar. Neve na kanë bërë thirrje ti mbyllim dhe ti respektojmë masat. Ne kemi bërë thirrje por në këtë rast duhet Policia ti vëzhgojë lokalet sa i përket masave. Për neve manuali i Qeverisë ka qenë i pakuptimtë, sepse qysh në fillim kanë thënë së duhet të krijojnë distancë 8 metra larg njëri tjetrit, shtoi Kllokoqi.

Mes tjerash, ai tha se rreth 26 lokale në Prishtinë janë në përmbyllje dhe nëse vazhdohet kështu do të mbyllen edhe kafiteritë tjera.

“Diku rreth 26 lokale në Prishtinë janë në përmbyllje dhe nëse vazhdohet kështu do të mbyllen edhe lokalet tjera. Ne kemi pasur kërkesë që shteti ta lirojë buxhetin, dhe Parlamenti të kalojë rishikimin. Por janë duke vepruar edhe me dënime të papërballueshme”, shtoi ai.

Kllokoqi tha se kanë pasur problem edhe me Qeverinë e kaluar.

Ai shtoi se aksionet e tyre simbolike janë për të treguar sa të organizuar janë, sa numër i madh janë dhe se janë kontribuuesit më të mëdhenjtë të ekonomisë.

Kllokoqi në fund tha se ky është aksioni i parë simbolik por nuk do të jetë i fundit, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre.

“Ne kemi pasur problem edhe me Qeverinë e kaluar. Për atë kemi bërë thirrje mbyll lokalin dhe dhuroja çelësin shtetit. Në këtë aksion simbolik do të jetë një  numër i madh i protestuesve, bizneseve dhe do të  tregojmë kulturën tonë sa i përket masave. Mirëpo jemi  në gjendje të keqe sa i përket ekonomisë. Thirrja jonë është mbyllja e lokalit prej orës 12 deri në ora 13. Bizneset më nuk duan të japin përgjegjësi fiskale ndaj shtetit, dhe nuk duan të kontribuojnë për shtetin është aksioni jonë i dytë”, shtoi Kllokoqi.

Më Shumë

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit. “3D-Fesali” është partneri juaj i besueshëm për çdo projekt ndërtimi. Këto shërbime përfshijnë: Projektim Ndërtim Mbikëqyrje Revidim Demolimi i...

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit