19.2 C
Prizren
E martë, 14 Korrik, 2020

Gjendet në kampin sirian djali shqiptar i humbur prej 5 vitesh

Gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le iene” kanë bërë të mundur gjetjen e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në një kamp të burgosurish në verilindje të Sirisë i kontrolluar nga forcat kurde.

Vogëlushi shqiptar kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik.

Çifti shqiptar, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri. Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri.

Prej gati 5 vitesh Afrim Berisha është vënë në kërkim të djalit të tij, prej të cilit ka mundur të marr vetëm një letër ku i shkruante se e kishte marrë malli shumë e donte të kthehej në shtëpi.

Gazetarët italianë kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin Al-Hol të Sirisë, vendi ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.

Autoritetet kurde kanë informuar se Valbona Berisha ka mbetur viktimë gjatë bombardimeve të fundit në Siri ku ishte martuar me një xhihadist me të cilin kishte 3 fëmijë të tjerë. Ndërsa Alvin sot 11 vjeç është gjallë e i vetëm në kamp. Ai jeton së bashku me fëmijët e tjerë jetimë.

“Le iene” kanë bërë të mundur që pas 5 vitesh Alvin të përqafojë babain e tij. Ka harruar gjuhën italiane e komunikon në shqip. Kërkon të shkojë në shkollë e të takoj gjyshin. Fizikisht nuk është mirë. Gjatë bombardimeve ku mbeti viktimë nëna e tij është plagosur në njërën këmbë që i vështirëson ecjen.

Gazetarët italianë vihen në kontakt me ambasadorin shqiptar në Turqi të cilit i kërkojnë ndihmë për ta nxjerrë vogëlushin Alvin nga kampi Al Hol.

Por me gjithë premtimet asnjë aksion konkret nga autoritetet shqiptare. Forcat kurde qe ruajnë kampin nuk lejojnë largimin e vogëlushit shqiptar pa praninë e një funksionari shqiptar, përcjell Ora News.

Babai Afrim detyrohet të ndahet nga djali i tij. Alvin rikthehet në kamp. Gazetari italian i bën thirrje qeverisë shqiptare e ambasadës shqiptare në Turqi të ndihmojë shtetasin e tyre Afrim Berisha të nxjerr nga ky kamp të burgosurish djalin e tij 6 vjeçar Alvin./ksp

- Advertisement -

Më Shumë

Lajm i mirë për studentët e Malishevës, komuna shpallë konkurs për 200 bursa

Në kuadër të përkrahjes për studentët nga Komuna e Malishevës, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka shpallë konkurs për ndarjen e 200 bursave për...

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion, transmeton portali "PrizrenPress". Rasti ka ndodhur...

Qyteti antik i jugut, ndërron emrin

Së shpejti, do të jetë Dimali. Propozimi pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë...

Bizneset kërkojnë shtyrje të kësteve për kredi, BQK-ja thotë se ka bërë një zgjidhje shumë më të mirë

dhe pse komuniteti i biznesit dhe qytetarët në vazhdimësi kanë kërkuar shtyrjen e kësteve për kredi edhe për tre muaj, Banka Qendrore e Kosovës...

Franca ua rrit pagat punëtorëve shëndetësorë

Franca miratoi rritje të pagave – në vlerë prej 8 miliardë eurosh – për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë lavdëruar për rolin e tyre...

Zjarr në Malishevë, digjen dy ara me grurë

Një zjarr ka kapluar dy ara në fshatin Bubavec të Malishevës, transmeton PrizrenPress. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të premten rreth orës...

Raporti i OKB: Virusi nuk ishte befasi!

Viruset që kalojnë nga kafshët tek njerëzit po bëhen të zakonshme. Këtë shqetësim kanë ngritur ekspertët nga Kombet e Bashkuara, të cilët thonë se shfaqja...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Mbyllja e çerdheve nga nesër, Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka bërë të ditur se nga nesër hyn në fuqi...

Masat e reja kundër COVID-19, kujdes nga sot nis shqiptimi i dënimeve për ata që nuk i respektojnë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje mori disa vendime të reja në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së COVID-19 në...

Një jetë “La Viola” merr fund, Chiesa transferohet në Manchester

Talenti italian, Federico Chiesa, do të transferohet në Premier League. Më konkretisht, 22 vjeçari duket se është shumë pranë akordit me Manchester United, me...

Kosovarët drejt bregdetit shqiptar, 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm

Dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobuzave me targa të Kosovës me destinacion bregdetin...

MTI synon ta rikthejë vendimin për zonën e Malishevës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë synon ta rikthejë vendimin e shfuqizuar nga Qeveria Kurti për zonën ekonomike në Malishevë, derisa ka në plan që...

Chelsea “pa frena”, ofron 100 milionë euro për yllin e Atletico Madrid

Chelsea pagoi 80 milion euro tek Athletic Bilbao verën e vitit 2018 dhe siguroi shërbimet e Kepa Arrizabalaga. Spanjolli u bë portieri më i...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...

OBM: Temperatura mesatare globale pritet të rritet me 1.5 gradë

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM), në studimin e saj më të fundit thekson se temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5...

Lajmet e Fundit

Nusja me alergji nga frutat e thata vdes pasi hëngri ëmbëlsirë në pritjen e dasmës

Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të...

Prizren, mungon prokurori, shtyhet gjykimi ndaj policit kufitar

Të martën, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin kundër polici kufitar, Avni Ajdini, i akuzuar për keqpërdorim...

“Diçka po më vret”/ Blogerja shtatzënë vdes tragjikisht bashkë me të birin, pasi paralajmëroi fansat

Vlogerja e njohur në Youtube Nicole Thea ka vdekur bashkë me fëmijën që mbante në bark si pasojë e një ataku në zemër, kanë...

Osman Hajdari: Reformimi i Administratës kurseu mbi 150 mijë euro të qytetarëve

Drejtori i Administratës Komunale në Prizren, Osman Hajdrai, tregon se falë reformimit, për një vit janë kursyer mbi 150 mijë  euro të qytetarëve. Postimi në...

Për dhjetë vjet në rrugët e Kosovës kanë vdekur 1317 persona

Është prezantuar raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e...