31 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Gjimnazi “Loyola”: Partneriteti me institucionet gjermane rritë cilësinë e mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për të ardhmen

I themeluar 15 vjet më parë, Gjimnazi “Loyola” në Prizren vijon të mbetet qendër e rëndësishme arsimore dhe një portë e rëndësishme e arsimimit në Kosovë. Përmes njohurive të arritura këtu, nxënësit vijojnë më tej në përgatitjen e tyre profesionale edhe jashtë vendit, sidomos në Gjermani.

Në një raport të z. Martin Häusler, këshilltar për mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj në shkollat jashtë vendit (ZfA) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nënvizohen aktivitete të shumëta që kanë shënuar vitin e kaluar shkollor. Gjatë kësaj kohe, aktivi i gjuhës gjermane ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në fushën e trajnimit profesional për provimin e gjuhës gjermane DSD II, lidhur me planifikimin e mësimit për përgatitjen e nxënësve për provimet me shkrim dhe me gojë. Aktivi i gjuhës gjermane planifikon hartimin e moduleve të mëtejshme që kanë qëllim trajnues, ku fokusi kryesor qëndron tek planifikimi i orëve mësimore për DSD I dhe DSD II. Pas një periudhe mësimi intensiv, nxënësit u janë nënshtruar provimeve dhe kanë marrë certifikata A2 dhe diploma të gjuhës gjermane- B1.
Në maj të këtij viti, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Christian Heldt në rezidencën e tij në Prishtinë ua dorëzoi personalisht 18 diploma të gjuhës gjermane për nivelin B2 dhe C1 maturantëve të Gjimnazit ,,Loyola“.

Në këtë ditë, rrezet e diellit reflektonin krenarinë e të diplomuarve tanë për sukseset e arritura, shton z. Häusler. Në veçanti, ky sukses ishte i një rëndësie të veçantë për të dy maturantet e Gjimnazit “Loyola” të cilat fituan bursa të plota nga DAAD (Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike) për studimet e tyre në nivelin baçelor në drejtimet e zgjedhura prej tyre. Në tërë botën çdo vit jepen vetëm 100 bursa të tilla, ndërsa Kosova ka përfituar sivjet dy prej tyre.

Megjithë rezultatet e arritura, z. Häusler thotë se sfidat nuk mungojnë. Gramatika relativisht e vështirë e gjermanishtes, në krahasim me anglishten, për shembull, nuk është e afërt me gjuhën amtare të nxënësve, pastaj orari i ngjeshur gjatë ditës në shkollë, numri i testeve, etj., e vështirësojnë paksa punën, ndërsa provimi DSD II (B2 / C1) është një provim shumë i kërkuar nga të rinjtë.

Nga ana tjetër, nxënësit janë mjaft të motivuar dhe miqësorë ndaj Gjermanisë; ata janë komunikues edhe në të shkruar dhe në të folur edhe jashtë mësimeve të rregullta. Z. Martin Häusler, nënvizon kënaqësinë e tij për numrin e lartë të nxënësve që kalojnë DSD II dhe bursat DAAD, të cilat gjatë dy viteve të fundit i ka përfituar Kosova, d.m.th. ALG „Loyola-Gymnasium“.

Ruajtja e shkëmbimeve ekzistuese të nxënësve me Gjermaninë, realizimi i sa më shumë kontakteve ndërkombëtare, zhvillimi i mëtutjeshëm i cilësisë së mësimdhënies përmes seminareve në Kosovë dhe Gjermani, institucionalizimi i një partneriteti midis ALG-së dhe Universitetit të Siegen në Gjermani, janë dëshmi e përkushtimit dhe e planifikimeve të duhura që zbaton ky institucion arsimor me rëndësi në Kosovë.

- Advertisement -

Më Shumë

Përfundon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka përfunduar në shkallë të parë gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për...

Sot, 11 raste të reja me COVID-19 në Prizren

67 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19! Sot më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Mos na e çani bythën se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Ushtri e lavdishme në një mjedis të palavdishëm : Rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve asnjëherë nuk u ndërpre , që...

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë me Bankën Botërore, në vlerë të 46 milionë eurove

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Botërore përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar, në vlerë prej 46 milionë euro...

Nuk do ta shihni më seksi, modelja shqiptare sjell fotosesion sensual nga Amerika

Për momentin është njëra prej modelëve shqiptare më të kërkuara në Amerikë Bëhet fjalë për Lorena Halitin e cila këto ditë ka mbajtur disa fotosesione...

Voziti në kahje të kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova”, zbulohet dhe dënohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një qytetar që ka vozitur automjetin e tij në kahjen e kundërt të drejtimit të lëvizjes,...

Pritja 30 vjet mbaron – Liverpool kampion

30 vjet pritje. 30 vjet zhgënjim. 30 vjet lodhje. Mirëpo, pas tri dekadash Liverpool më në fund u kurorëzua kampion i nëntëmbëdhjetëfishtë i Anglisë kur...

Covid-19: Gjendja në QKUK pranë kolapsit

Kapacitetet e Klinikës Infektive të QKUK-së për t’i pranuar pacientët e prekur me Covid-19, janë duke u shterur. Vetëm të shtunën në Infektivën e...

COVID-19: Malisheva me zero raste aktive

Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet e qetë sa i përket pandemisë me Covid-19, pasi nuk ka raste të reja të prekura dhe mbetet...

Policisë së Kosovës do t’i shtohen pesë qen për zbulimin e armëve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t`i dorëzojë sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës. Ngjarja do...

Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Ish-polici amerikan i cili u shndërrua në vrasës serik të njohur si “Golden State Killer”, ka pranuar se ka kryer 13 vrasje si dhe...

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë. Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në...

Merr rreze dielli, Morena e zhveshur dhe pa jelek afër pishinës

Bukuroshja dhe këngëtarja Morena Taraku është shfaqur sot tërësisht e zhveshur buzë një pishine Bukuroshja ka pasur të veshura vetëm të brendshme derisa shihet se...

Ish-deputetja e Vetëvendosjes kërkon dorëheqjen e Thaçit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku, kërkon dorëheqjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas saj, Thaçi duhet të mbrojë luftën e pastër të UÇK-së. “Presidenti,...

Prizren: Policia nuk respekton urdhëresën e gjykatës, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka deshtuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarit për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e...

Nëntë vdekje nga koronavirusi në Prizren, detaje rreth gjendjes në këtë komunë

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është regjistruar vdekja e 49’të nga koronavirusi në vend. Klinika Infektive njoftoi se viktima ishte...

Lajmet e Fundit

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...

Bikinet e Abbyt që ngjajnë sikur maska

Abby së fundmi na ka habitur me një video që e hodhi në Instagram. Nëse keni pritur të zhivshet derisa xhiroi video, jeni gabim, ajo...

Prokurori tërhiqet nga aktakuza për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Prokurori Mehdi Sefa, në seancën gjyqësore të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, u tërhoq nga aktakuza ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në...