9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Gjimnazi “Loyola” zgjedh struktura të reja drejtuese

Kuvendi i anëtarëve të ALG-së, dje pasdite, në mbledhjen e rregullt vjetore, ka emëruar dr. Matthias Czech, kryetar të Bordit të ALG-së dhe të Shoqërisë Bartëse, ndërkaq dr. Burkhard Löher, është emëruar drejtor-koordinator i ALG-së dhe Neki Jahaj drejtor i gjimnazit.

Qëllimi i përbashkët i punës së tyre do të jetë që Gjimnazi “Loyola” të mbetet projekt fanar i arsimimit në Kosovë, për të vendosur edhe në të ardhmen trende të reja.

Në këtë takim, u vendos që oferta e Gjimnazit “Loyola” të zgjerohet në një shkollim profesional, që quhet “Loyola Profesionale”, i cili prej muajit maj të vitit të ardhshëm do të ofrojë kurse të arsimimit profesional për teknologji të veçanta.

Me këtë projekt, Gjimnazi “Loyola” do të zhvillohet si një qendër trajnimi profesional me një program të gjerë.

Pasi që Gjimnazi “Loyola” posedon një konvikt, në të ardhmen do të ekzistojë mundësia që nxënësit e interesuar nga mbarë Kosova të kenë një vend këtu për të ndjekur shkollimin profesional.

Drejtori i ri i zgjedhur i Gjimnazit “Loyola”, Neki Jahaj, pas takimit theksoi: ”Unë jam shumë i kënaqur me zhvillimin e shkollës dhe gëzohem për të ardhmen e saj!”

Anëtarët e Kuvendit të ALG-së, gjithashtu ofruan dhe premtuan mbështetje edhe në të ardhmen për punën e palodhshme të bërë deri më tani nga mësimdhënësit dhe strukturat drejtuese të shkollës, për të përmbushur misionin e tyre për edukimin dhe arsimimin e të rinjve tanë.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit