14.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2020

Gjurmët e objektit romak në Prizren shkatërrohen në pritje të shtetit

Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit ka kërkuar nga organet qendrore dhe ato komunale mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik në Sheshin e Lidhjes, me ndërmarrjen e masave adekuate për konservim dhe ruajtje.

Sipas këtij këshilli, mbetjet arkeologjike në këtë lokalitet janë dëmtuar e shkatërruar si pasojë e mospërkujdesjes adekuate. Në anën tjetër, niveli qendror ka theksuar se do të shtohen angazhimet për përmbylljen e këtij projekti, derisa niveli lokal është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë për secilin vendim që merret nga ministria përkatëse.

KTK-ja e Prizrenit në shkresën dërguar Institutit Arkeologjik të Kosovës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, si dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, ka përkujtuar se në fund të vitit 2014, gjatë gërmimeve të dheut për ndërtimin e një fontane si pjesë të Sheshit të Lidhjes është zbuluar lokaliteti arkeologjik. Aty theksohet se në vitin 2018 IAK-ja i ka parashtruar KTK-së kërkesë për pëlqim, për konservimin dhe prezantimin e lokalitetit.

“Kërkesa përfshinte 3 propozime të planifikuara të punimeve, pa detaje të hollësishme, prandaj anëtarët e Këshillit konsideruan se këto janë propozime preliminare dhe projekti duhet të kompletohet. KTK prej asaj kohe asnjëherë më nuk ka pranuar ndonjë projekt të kompletuar”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga kryesuesja e KTK-së në Prizren, Artnet Haskuka. Tutje theksohet se zvarritja disavjeçare lidhur me këtë projekt ka bërë që si rezultat i temperaturave të larta në verë dhe të ulëta në dimër, mbetjet arkeologjike të shkatërrohen deri në masë të mosnjohjes.

“Efektet negative atmosferike, veçanërisht dielli i fortë, ka rezultuar me tharje dhe plasaritje të tullave, llaçit gëlqeror dhe higroskopik (horasan) që kanë qenë lidhës të muratimit dhe tanimë janë jofunksionale. Lagështia e mbledhur në pjesën e themeleve ka ndikuar në formimin e mykut dhe kripërave që kanë shpejtuar shkatërrimin e objektit. E gjithë kjo situatë gjatë viteve është shoqëruar me rritjen e pakontrolluar të vegjetacionit që më tej dekompozon mbetjet e llaçit dhe shtresave të lokalitetit”, thuhet në shkresë, teksa më tej shtohet se lokaliteti ngadalë por sigurt është shndërruar në një vendgrumbullim mbeturinash.

- Advertisement -

Më Shumë

Gjendet mjet shpërthyes në Prizren, ndërhyjnë policia dhe FSK-ja

Një qytetar nga Prizreni ka lajmëruar policinë se në afqrsi të lokalit të tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer Rasti ka ndodhur mëngjesin e...

Akuzat mes Fatmir Limajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës ka reaguar pasi Ministria e Shëndëtësisë po pretendon se e ka furnizuar mjaftueshëm komunën e Malishevës më masa mbrojtesë për t’u...

Policia gjen një trup të pajetë në Prizren

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës derisa ishte duke udhëtuar me automjet ka gjetur një person pa shenja jete në fshatin Lubinje e Ultë...

Kompania Elkos Group ndihmon 200 familje në Malishevë

Situata e krijuar si pasojë e virusit Covid-19 sikur në tërë vendin edhe në Malishevë ka ndikuar në furnizimin me gjëra ushqimore për familjet...

Këtë gjë e shkruajti nën buzë Rita Ora

Rita është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo së fundmi po e shijon suksesin e këngës ‘How to be lonely’, shkruan Syri Kosova. E pikërisht fjalën...

Mbyllet mulliri në Mamushë, banorët akuzojnë pronarët

Një shenjë e madhe “Stop” para mullirit ‘’Rizami’’ në qytezën e Mamushës, po u tregon qytetarëve se nuk kanë çfarë kërkojnë në këtë hapësirë. Që...

Shkon në 186 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Numri i të prekurve nga CoVid-19 në Shqipëri ka shkuar në 186. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja. Drejtoresha e...

Messi dhuron një milion euro për luftimin e koronavirusit

Fituesi i gjashtëfisht i “Topit të artë” Lionel Messi, ka bërë një gjest të madh. Ylli i Barcelonës i është bashkuar shumë sportistëve dhe yjeve...

I jepet lamtumira e fundit aktores së madhe Leze Qena

Aktores së mirënjohur,  Leze Qenës e cila dërroj jetë dje në moshën 85 vjecare, i është dhënë lamtumira e fundit sot. E ndjera u varrosë...

Vendimi i Qeverisë për ndihmën financiare duhet t’i përfshijë edhe avokatët

Gent Gjini Pasi që jemi në një situatë të padëshiruar pandemie, e shfaqur nga korona virusi një prej pasojave që ka lënë dhe ende vazhdon...

Atalanta-Valencia, bomba biologjike që solli shpërthimin e pandemisë

Shkenctarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika...

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’ju paguajë Qeveria

Ministria e Financave ka njoftuar se do të mar përsipër ti paguaj për tre muajt e ardhshëm nga buxheti i shtetit, punëtorët të cuilët...

MAShTI njofton për vazhdimin e ndërprerjes së procesit mësimor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, prindërit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës, se për shkak të situatës...

Kryeministri boshnjak nuk di ta vendosë maskën

Qeveria e Federatës së Bosnjës nga e hëna ka paralajmëruar se do t’i informojë dy herë në ditë qytetarët rreth gjendjes së lidhur me...

Prizreni nuk është prekur nga coronavirusi

Asnjë qytetar i Prizrenit, deri sot, nuk është prekur nga coronavirusi. Drejtori i Spitalit të Prizren, dr.Afrim Avdaj, tha se të gjitha rastet e dyshuara...

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Prizren, vodhi 3 mijë euro në “Ria”

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet për vjedhje. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se i arrestuari M.B. nga Turqia...

Lajmet e Fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Abrashi: Vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Artan Abrashi, thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për vendin. Sipas tij, çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike...

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme. Ky proces po ndodh, në kuadër të...

Vitia thotë se pesë persona të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-konference për media ka njoftuar se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke...

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu.   Për...