11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Gjykata e Prizrenit pezullon vendimin e zgjedhjes së rektorit të ri të UPZ-së

Gjykata Themelore e Prizrenit, të hënën, ka vendosur për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” lidhur me zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë të arsimit.

Ky vendim i gjyqësorit është marrë si masë e sigurimit, pas padisë që rektori aktual i UPZ-së, Ramë Vataj, ka bërë ndaj vendimit të KD të UPZ-së, për zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit të këtij universiteti, shkruan sot Koha Ditore.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata ka vendosur që të caktohet masa e përkohshme për shtyrjen e vendimit të KD të UPZ-së të datës 10 gusht 2018, i lidhur me vendimin e KD nr.44/2018 deri në vendosjen përfundimtare të padisë së bërë nga Ramë Vataj. Tutje Gjykata ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimeve të sipërpërmendura si masë e sigurimit.

Paraprakisht Gjykata ka detyruar palën paditëse, në këtë rast Ramë Vatën që në afat prej tre ditësh të rregullojë legjitimitetin pasiv të palës, duke përcaktuar palën e paditur, përkatësisht të paraqesë si palë të paditur UPZ-në dhe jo Këshillin Drejtues të UPZ-së. (

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit