8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Greqia nis avionët luftarakë në Mesdhe

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta, teksa të dyja vendet kanë dërguar anije dhe avionë luftarake në Mesdheun lindor.

Mediat turke raportojnë se Greqia ka nisur avionë luftarakë mëngjesin e sotëm, duke publikuar edhe pamjet e tyre.

Më herët, Turqia dërgoi një anije kërkimore për të kryer kërkime sizmike për burimet e gazit dhe naftës në një zone për të cilën Greqia thotë se është në pjesën e saj.

Greqia tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, njoftoi zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ankaraja njoftoi të hënën se anija e saj kërkimore “Oruc Reis” dhe dy anije mbështetëse luftarake, do të zhvillonin aktivitete kërkimore në Detin Mesdhe midis Qipros dhe Greqisë, deri më 23 gusht.

Greqia e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që shkelte të drejtat sovrane të vendit. Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke derisa ushtria është në gatishmëri, thanë zyrtarët.

Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.

Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore. Zbulimet e fundit të gazit natyror në Mesdheun lindor kanë rikthyer tensionet.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit