10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Grumbull mbeturinash në disa lagje në Prizren, papastërtia ta zë frymën

Prizreni është dalluar për pastërti dhe për qendrën e njohur “Shadërvan”. Mirëpo, tashëm shumë qytetarë po ankohen tepër lidhur me mospastëritinë e trotuarit që është përskaj Lumbardhit nga Ura e Komunës deri tek Ura e Kaltër, në këtë pjesë po të kalosh, era kundërmon dhe paraqitet një pamje e shëmtuar. Secilit qytetar që kalon andej ia prish disponimin dhe ndërron rrugë menjëherë. Përpos nevojës që lisat në këtë trotuar mund të krasiten dhe shpezët pastaj të mos kenë strehë të vetme këtë, është fakti tjetër që trotuari është i stërmbushur me jashtëqitje zogjsh që kundërmon erë e rëndë dhe të padurueshme.

Askush trotuarin tani e sa kohë nuk e pastron. Këtë ankesë ata e kanë shprehur me dhjetëra qytetarë, të cilët kërkesë të vetme e kanë pastërtinë e këtij trotuari. Ose përndryshe kjo, tashmë nga një trotuar i bukur do ta marrë emrin trotuari i kundërmimit. E gjithë kjo arrihet duke pastruar trotuarin dhe duke krasitur lisat. Prizrenasit thonë se mezi ia dalin kësaj rrugë nga kundërmimi. Ensa Bytyçi thekson se është shumë vështirë të kalohet në këtë pjesë të trotuarit dhe detyrohet ta ndërrojë rrugën. Kurse Afërdita Gashi thekson se Prizreni njihet si qytet i pastër, mirëpo kjo çka po ndodh tani vetëm të shikohet Lumbradhin që buron nga krojet e pastra ndytët nga papastërtia. Nëpër trotuare kundërmon erë “qymezi” dhe kjo vërtet është mëkat”, pohon Xhemil Luma.

 

‘Ky kundërmim i trotuarit nga Ura e Komunës deri tek Ura e Kaltër, bile dhe përtej, vërtet ia prish imazhin e bukur të këtij qyteti. Inspektorët është habi se si nuk po i shohin këto gjëra. Kërkohet të ruhet imazhi i këtij qyteti”, pohon prof. Refki Alushaj. Por, përveç kësaj, shumë prizrenas kanë ankesat e tyre dhe lidhur me mospastrimin e rrugëve, edhe pse tashmë Komuna, siç duket, ka realizuar një tender për larjen e rrugëve. Qytetarët ankohen se as nuk munden t’i hapin dritaret, sepse pluhuri depërton brenda. Sipas tyre, nga mungesa e larjes së rrugëve prizrenasit mendojnë se po dëmtohet edhe shëndeti i tyre. Lidhur me moslarjen e rrugëve të këtij qyteti flet Abaz Morina. Ai tregon se në lagjen “Bazhdarhanë” asnjëherë nuk guxon ta hapësh dritaren për ajrosje, sepse menjëherë shihet se më shumë se ajër hyn pluhur. Prandaj kërkohet që këto rrugë të pastrohen, se kanë shumë pluhur e kanë shumë papastërti.

 

Në anën tjetër, Islam Thaçi, pensionist, ankohet se në lagjen tij afër QKMF, në rrugën “Joni” tashmë janë mënjanuar kontejnerët dhe aty ka një vagon mbeturina, sidomos në fundjavë. Ai për gazetën “Kosova Sot” ka theksuar se disa herë ka qenë në Komunë dhe ka kërkuar nga inspektorati që të ndërmarrin masa, por pos premtimit deri më tani s’ka asnjë efekt. “As nuk kanë sjellë kontejnerë e as nuk i heqin me kohë mbeturinat nga pikat e caktuara. Jemi në hall, tërë lagjja”, tregon për “Kosova Sot” ai. Qytetarët mendojnë se Komuna në këtë pikë duhet të shtojë kujdesin, sepse shëndeti i qytetarëve në njërën anë dhe dëmtimi i imazhit për qytetin e Prizrenit si një qytet i pastër kërkon më shumë përkujdesje komunale. Të shpresojmë se ankesat e qytetarëve nuk do shkojnë në vesh të shurdhër.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit