4.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2020

Guvernatori i BQK-së: Taksa ndaj mallrave serbe rriti çmimet në Kosovë

Këtë vit, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind.

Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit.

Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit.

Zoti Mehmeti, parashikimet e Bankës Botërore flasin për një rritje ekonomike gjatë këtij viti deri në 4 për qind në Kosovë. A është kjo e mjaftueshme për të ulur nivelin e papunësisë?

Fehmi Mehmeni: Nëse e shohim defiçitin e lartë tregtar, që ka ndikuar negativisht e që shënon thellim edhe të mëtutjeshëm me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion, po flas me të dhënat e korrikut të vitit 2019, kemi një rritje të defiçitit tregtar për 3.8 për qind. Por edhe në vitin 2018 është një prej faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu edhe papunësia e lartë që është një prej atyre faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2018. Vazhdon të jetë sfidë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike në Kosovë, prandaj, është një rritje për t’u vlerësuar rritja prej 4 për qind. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit është më e larta si rritje ekonomike. Por nuk është e mjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova që në këtë rast është defiçiti i lartë tregtar dhe papunësia. Marrë në konsideratë këto dy sfida që i përmenda më lartë, nevojitet që të kemi rritje ekonomike 6 deri 7 për qind, e që nuk është vështirë të arrihet kjo shifër.

Banka juaj ka vlerësuar se për vitin 2018, vlera e importeve ishte mbi 3 miliardë euro, kurse eksportet 350 milionë euro. A është shqetësuese një disbalancë e tillë?

Fehmi Mehmeni: Unë po flas, meqenëse të dhënat që i përmendët ju janë faktike, nuk do t’i përsëris prap. Meqenëse kemi edhe të dhënat e rifreskuara që janë të korrikut të 2019-ës. Ngjashëm vazhdon. Po flas për të dhënat e vitit 2019, gjegjësisht korrikut të vitit 2019, vlera e eksporteve shënon diku rreth 250 milionë euro me një rritje vjetore prej 9.8 për qind. Në anën tjetër importet shënojnë 2.25 miliardë euro, ose me një rritje vjetore prej 4.4 për qind. Në total kemi një thellim të defiçitit tregtar prej 3.8 për qind që edhe një herë po e them negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë.

Zoti Mehmeti, organizata si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vërejtjen vazhdimisht për trysninë që po ushtrohet nga skemat sociale mbi buxhetin e Kosovës. Si po përballeni me këtë situatë?

Fehmi Mehmeti: Ju e dini se Banka Qëndrore dhe unë si Guvernator jemi këshilltarë të qeverisë së Kosovës dhe vazhdimisht këshilla jonë edhe për qeverinë e kaluar edhe atë të ardhshme është që të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e skemës sociale. Marrë parasysh se këto krijojnë shpenzime afatgjata, të cilat më pastaj do të jenë edhe barrë afatgjatë për buxhetin e Kosovë. Prandaj këshilla jonë është që të kemi një menaxhim më të mirë dhe adekuat të këtyre skemave sociale. Edhe një herë po them marrë parasyshë faktin se krijojnë shpenzime afatgjate.

Sipas vlerësimeve që i keni bërë edhe ju, borxhi i përgjithshëm publik i Kosovës është mbi një miliard euro. A është i përballueshëm për Kosovën një shkallë e tillë?

Fehmi Mehmeti: Borxhi publik arrin diku rreth 1 miliard euro. Nëse e shohim në raport me GDP-në, është diku rreth 17 për qind e GDP-së. Është mjaft e ulët nëse e krahasojmë me vendet e rajonit dhe me atë që e lejon ligji. Sepse ligji e lejon që 40 për qind në raport me GDP-në të jetë borxhi publik. Ka hapësirë që të rritet ende borxhi publik, nuk është shqetësues, është në nivel shumë të ulët. Por ajo që është me rëndësi të potencoj është fakti që borxhi publik duhet të dihet për çka merret dhe gjithmonë të merret me qëllim që të ketë vlerë të shtuar. Prandaj nuk duhet të merret ndonjë borxh për aktivitete të cilat nuk shtojnë vlerë për ekonominë. Prandaj e konsideroj që është mirë dhe ka hapësirë dhe është ulët, mirëpo unë më shumë do ta fokusoja dedikimin e borxhit public në drejtim të aktiviteteve që kanë vlerë të shtuar për ekonominë e vendit.

Kritikët thonë se shkalla e lartë e korrupsionit në vendin tuaj është bërë pengesë për ardhjen e investimeve të huaja të qëndrueshme. A ndani edhe ju të njejtin mendim?

Fehmi Mehmti: Nëse i shohim të dhënat e fundit të korrikut 2019, investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje diku rreth 23.8 për qind dhe pritjet janë që të kemi rritje dhe pritjet janë që të kemi rritje të mëtutjeshme të investimeve në Kosovë. Nëse e shohim sektorin bankar…

Por sa janë të qëndrueshme këto investime të huaja? Sa janë të qendrueshme dhe sa kanë krijuar mundësi për hapje të vendeve të reja të punës?

Fehmi Mehmeti: Po flas për sektorin financiar. Është një prej sektorëve që konsiderohet dhe është histori suksesi për investimet e huaja. Nëse flasim vetëm për sektorin bankar, prej 10 bankave që kemi në Kosovë, 8 banka janë me kapital të huaj dhe që i përbëjnë diku rreth 90 për qind në total të aseteve në sektorin bankar. Ngjashëm e kemi edhe te sektorët tjerë, te sektori i sigurimeve dhe institucioneve mikrofinanciare, të institucioneve financiare jobankare e kështu me radhë. Prandaj kjo të lë të kuptosh që ne kemi në vazhdimësi kërkesa prej investitorëve të huaj që të jenë akter në tregun financiar në Kosovë dhe janë investime të qëndrueshme.

Çfarë ndikimi kanë patur në ekonomi tarifat 100% ndaj mallrave serbe?

Fehmi Mehmeti: Nëse e shohim inflacionin, po flas me korrikun e vitit 2019, ka një rritje të inflacionit që arrin në 3.1 për qind. Është shumë i lartë nëse e krahasojmë me atë të para një viti që ka qenë 0.6 për qind. Këtu ka ndikuar që të kemi rritje të indeksit të cmimit edhe nga importet që shënojnë rreth 3.9 për qind. Mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin që ka ndikuar edhe aplikimi I taksës në rritjen e inflacionit në Kosovë.

Muajin e ardhshëm Banka Qendrore e Kosovës shënon 20 vjetorin e punës së saj. Cila është situata e sektorit financiar dhe bankar të Kosovës në këtë përvjetor?

Fehmi Mehmeti: Kemi organizuar një konferencë ndërkombëtare ku do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi bërë një studim lidhur me qeverisjen korporative të bankave komerciale në dekadën e fundit, një studim ky i pari i këtij lloji të cilin do ta shpalosim gjatë konferencës. Po ashtu kemi krijuar një bazë të dhënash historike për vitet e fundit që lidhen me zhvillimet e qeverisjes korporative. Do të jetë kjo bazë e dhënash edhe për bankat e rajonit më pastaj presim që gjatë konferencës të nënshkruhet një marrëveshje shumëpalëshe mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankave Qendrore të rajonit. Sa u përket indikatorëve, gjatë këtij 20 vjetori kemi arritje të shumta. Nëse flasim për sektorin financiar, kemi një sektor financiar shumë stabil. Nëse e shohim sektorin bankar baza vjetore ka një rritje prej 10.4 për qind të kredive, rritje të depozitave 11.6 për qind. Nuk është kjo diçka që po e themi vetëm ne por janë edhe vlerësime që i bënë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet tjera për këtë çështje

- Advertisement -

Më Shumë

Rrëzimi i Albin Kurtit: Këto janë hapat e radhës për formimin e Qeverisë së re

Me 82 vota për 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për rrëzimin e qeverisë së...

Bella Hadid “sfidon” koronavirusin, me bikini dhe shumë seksi

Modelja Bella Hadid sfidon koronavirusin duke dalë jashtë me bikini për të marrë rrezet e diellit. Modelja e njohur ka zgjedhur të kalojë ditët në...

Akuzat mes Fatmir Limajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës ka reaguar pasi Ministria e Shëndëtësisë po pretendon se e ka furnizuar mjaftueshëm komunën e Malishevës më masa mbrojtesë për t’u...

I jepet lamtumira e fundit aktores së madhe Leze Qena

Aktores së mirënjohur,  Leze Qenës e cila dërroj jetë dje në moshën 85 vjecare, i është dhënë lamtumira e fundit sot. E ndjera u varrosë...

Lamtumira me duartrokitje për aktoren emblematike Leze Qena

Jehona e tingujve të saksofonit kumbonte më shumë sesa që do të kumbonte në rrethana të tjera. Në qetësinë pllakosëse që ka mbërthyer Prishtinën,...

Haxhi Avdyli votoi kundër rrëzimit të Qeverisë

Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare sonte është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk...

Lajm i mirë: Arrijnë shtatë mijë teste për koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë në deryrë Arben Vitia ka njofuar se shtatë mijë teste kanë arritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilat...

Prizren, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi (Video)

Moti i përshtatshëm të hënën i shtyri shumë qytetarë të dalin në Shatërvan të Prizrenit për të shëtitur. Por një gjë të tillë nuk po...

Ikona e aktrimit Leze Qena, nëpër fotografi

Një prej atyre grave të cilat fytyra u është gjithmonë plot nur e buzëqeshje, Leze Qena i ka bërë ballë sfidave të jetës me...

Haskuka: I kemi marrë të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka demantuar pretendimet se Prizreni nuk ka marrë masat e duhura ndaj COVID-19. Sipas tij, Komuna e Prizrenit,...

Vdes legjenda e Atleticos, Capon

Futbollisti legjendar i Atletico Madridit, Jose Luis Capon ka vdekur të dielën në moshën 72-vjeçare, shkaku i pneumonisë që i është shkaktuar nga koronavirusi,...

Personat që erdhën nga jashtë në Suharekë s’kanë shenja të koronavirusit, i infektuari po shërohet

Sot bëhen gjashtë ditë prej kur në Suharekë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Ky është pacienti i vetëm i infektuar me koronavirus...

Malisheva pa raste të reja me COVID-19

Malisheva është komuna më e prekur nga virusi COVID-19 me 21 raste të konfirmuara deri më tani. Mëngjesin e së mërkurës, përmes një bisede telefonike...

Ministrja Dumoshi me telegram ngushëllimi për vdekjen e aktores së madhe, Leze Qena

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së aktores së madhe, Leze Qena E nderuar familja Qena, Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin...

“Boll u morët me Neymar, po zbaton rregullat”, reagon agjenti i brazilianit

Neymar la Parisin disa ditë më parë për të vazhduar periudhën e izolimit në Brazil. Sulmuesi i PSG-së krijon gjithmonë lajm dhe Mundo Deportivo,...

Uhh Emily…! Modelja pozon guximshëm pas perdes

Një dush i ngrohtë, e mbuluar  vetëm nga një perde është ajo çfarë ka relaksuar Emily Ratajkowski në këto ditë karantine. Emily di si të...

Lajmet e Fundit

Haskuka njofton se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108. Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi...

Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e...

Teqeja e Madhe e Halvetive në Rahovec dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj, Shejh Besim Shehu,...

Rasti i parë në Prizren, i infektuari me COVID 19 erdhi para 14 ditësh nga Bullgaria

Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. I infektuari është i moshës 58-vjeçar dhe se ka ardhur nga Bullgaria. Detaje rreth...

Arrestohen dy persona në Mazrek të Hasit, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mazrek të Hasit, pasi që nuk kanë respektuar orën policore. “Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë...