7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Hapini rrugën

Shkruan: Sahit F. Osmani

Hapini rrugën mos i pengoni
le të jenë të nginjur të gjithë
të hanë e të pinë gjersa të ngopen
të shuajnë etjen dhe urinë

Të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë
vetëm në rrugën e historisë ndryshojnë
dikush digjet në zjarrin e luftës
dikush përpëlitet në zjarrin e paqes

Hapini rrugën mos i pengoni
deri sa të ngopen plotësisht
ata vetë do të ulen në karriget
e posterënëve
nga pesha e tepërt do të rrëzohen.

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit