12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hashim Thaçi nesër do ta mësojë të ardhmen e tij politike

Thaci14-17aNjëri prej njerëzve kryesor të Angela Merkelit, Andreas Schockenhoff, po qëndron në Prishtinë. Sonte ai është takuar me opozitën. Kurse nesër do ta takojë edhe Kryeministrin në largim Hashim Thaci, ku pritet t’i thuhet edhe qëndrimi i Gjermanisë. Me gjasë i pafavorshëm për të.

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kancelares gjermane Angela Merkel është duke qëndruar në Prishtinë.

Gazeta Express ka mësuar se Andreas Schockenhoff, zëvendësshef i Grupit Parlamentar i CDU’së në Parlamentin gjerman, gjatë orëve të mbrëmjes ka zhvilluar takime intenstive me udhëheqësit e partive kryesore opozitare, që pritet të marrin pushtetin. Sipas burimeve, Schockenhoff, gjatë orëve të mbrëmjes ka zhvilluar një darkë punë, me njërin prej liderëve kryesor të opozitës, ku ka diskutuar gjerë e gjatë për marrëveshjen në mes të partive opozitare.

“Nesër pritet të takohet edhe me Kryeministrin në largim, Hashim Thacin. Pas këtij takimi Thaci do ta ketë të qartë karrierën e tij politike”, ka thënë një burim i sigurtë i gazetës. Përndryshe, Schockenhoff, ka qenë komisioner i Gjermanisë për marrëdheniet më Rusinë. Një deklaratë e tij, madje, kishte tensionuar jashtëzakonisht raportet mes këtyre dy shteteve.

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Lajmet e Fundit