6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haskuka e Quni sfidojnë Kurtin e Mustafën

Dy partnerët e koalicionit qeverisës komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka i vetëvendosjes dhe kryetari i degës së LDK-së dhe deputeti Anton Quni janë takuar sot gjatë ditës për të diskutuar për qeverisjen lokale në një kohë kur dy partitë nuk po mund të merren vesh për koalicionin në nivelin qendror.

Ndonëse po e kanë problem, arritjen e një koalicioni në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK bashke qeverisin në Prizren për më shumë se dy vite.

“Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka. Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithçka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit t’u ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka shkruar Quni në Facebook.

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit