11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Haskuka, kallëzim penal kundër Shaqir Totajt

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paditur kryetarin PDK-së, Shaqir Totajn.

Haskuka vlerëson se vizita e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren në fshatin Korishë që është shpallur zonë karantinë, përbën vepër penale.

“Sot dorëzuam Kallëzimin Penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj zyrtarëve të PDK-së, të cilët gjatë ditës së djeshme në mënyrë të paautorizuar kanë hyrë në zonën e karantinuar në fshatin Korishë dhe kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat brenda fshatit, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit në zonat brenda dhe jashtë karantinimit”, shkruan Haskuka.

“Kallëzimi është dorëzuar në mënyrë elektronike nga drejtori i Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinatori i Shtabit Emergjent Lokal, Visar Shehu”.

“Veprimet e tyre mund të dëshmohen lehtë edhe nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale nga vet këta persona, të cilët e kanë shpërfillur vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe me këtë rast kanë kryer vepër penale ndaj mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, siç parashihet në nenin 250 të Kodit Penal të Kosovës”.

“Në rast të përhapjes së virusit nga ky rast, atëherë këta do të ishin shkelës edhe të nenit 249 të Kodit Penal të Kosovës, për përhapjen e sëmundjes ngjitëse”.

“Në vend se të jemi shembull me veprimet tona, persona të tillë të papërgjegjshëm guxojnë të shkelin ligjet, t’i shpërfillin vendimet dhe që është më e keqja, rrezikojnë jetën e shumë të tjerëve duke qenë shkaktarë të mundshëm të përhapjes së virusit”.

Më 7 prill kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj së bashku me një delegacion të PDK-së, kishin vizituar fshatin Korishë.

Totaj kishte shkruar në Facebook se ka vizituar këtë fshat për të vizituar për së afërmi shtabin lokal të formuar nga vetë banorët.

“Kjo vizitë u bë në plotëni me rekomandimet e institucioneve tona relevante, për mbajtjen e distancës dhe masat tjera mbrojtëse”, thotë në njoftimin e tij për vizitën Shaqir Totaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit