6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Haskuka: Lajmi se në QKMF në Prizren po kryhen edhe testet serologjike edhe analizat është i pavërtetë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë po kryhen edhe testet serologjike edhe analizat e tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ky është një lajm i rrejshëm, pasi që, thotë se testet serologjike kryhen vetëm në QMF 1, e jo në QKMF.

Madje, Haskuka njofton se laboratorët e kësaj qendre janë kthyer vetëm në laboratorë për këto teste, andaj edhe fluksi i qytetarëve në QKMF është rritur.

“Komuna e Prizrenit të hënën ka bërë publike që qytetarët tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, në laboratorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 1, e jo në QKMF, ashtu siç thuhet në lajmin e rremë. Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laboratorë vetëm për analiza për COVID-19.

Ndërkaq edhe vrulli i punëve në QKMF është rritur po për këtë shkak, meqë qytetarët që merrnin shërbime për analiza në QMF 1, tanimë këto shërbime po i kryejnë në QKMF”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

MJAFT!Nuk kalon një ditë që Komuna e Prizrenit nuk “atakohet” me lajme të pavërteta dhe propaganda të rreme!Një i…

Gepostet von Mytaher Haskuka am Donnerstag, 15. Oktober 2020

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Lajmet e Fundit