10 C
Prizren
E premte, 5 Qershor, 2020

Haskuka njofton se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108.

Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi të infektuarin e parë në këtë qytet.

Për këtë rast, ka dhënë informacione kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Sot nga dy rastet që janë identifikuar me virusin COVID-19 në nivel të Kosovës, njëri është banor i Prizrenit. Nga koordinatori i Shtabit Emergjent, Visar Shehu, u njoftova që personi në fjalë ka udhëtuar jashtë vendit dhe pas kthimi është vetizoluar, ndërsa pas 12 ditësh ka raportuar që ka simptome dhe pas testimit ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, shkruan Haskuka në Facebook.

Tutje, Haskuka thotë se në këtë rast është me rëndësi të theksohet që personi ka qenë i disiplinuar dhe është përmbajtur këshillave të stafit mjekësor.

“Sipas analizës, bashkëshortja e tij ka dalur negative. Sidoqoftë sipas protokolit çdo person që ka pasur kontakt do të identifikohet dhe do të testohen për virusin COVID-19. Shpresojmë që të gjithë të na dalin negativë. Ky rast edhe njëherë na përkujton që nuk është koha të relaksohemi dhe që duhet me seriozitet t’i respektojmë udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Për të gjithë ata që kanë udhëtuar apo që kanë pasur kontakt me persona që kanë COVID-19, duhet të vetizolohen deri në dy javë, madje të mos kenë kontakt as me anëtarët e familjes. Në rast se vëreni simptomet, telefononi në numrin 194 apo në 038 200 80 800. Pa panik dhe me kujdes të shtuar! Mbetshi me shëndet! Rri në shtëpi ?, Rri pastër?, Rri në distancë ? ??”, ka shkruar Haskuka.

- Advertisement -

Më Shumë

NLB Banka ndihmon bizneset përmes hapësirës reklamuese në medie

Banka NLB ka filluar projektin të titulluar Korniza e Mbështetjes për bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia, duke u ofruar hapësirë reklamuese në...

Këto lagje të Prizrenit sot do të mbesin gjashtë orë pa ujë të pijes

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se sot në gjashtë lagje të Prizrenit do të iu ndërpritet furnizimi me...

Tre Librat që Universiteti i Standfordit ua kërkon të gjithë studentëve të rinj

Të freskët nga motivimi dhe kënaqësia e fitimit për pranimin në universitetin më konkurrues në Amerikë, studentët e Universitetit të Stanfordit do ta donin...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...

Jashari kërkon dëmshpërblim për qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se duhet të pezullohen dënimet e qytetarëve të cilët janë ndëshkuar gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për...

“U dashurova me të, por pas 5 vitesh burri vendosi të jetonte me dikë tjetër”, historia e dhimbshme e gruas

Jeta duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por Edlira, nëna e një djali, duket se ja ka dalë. Ajo ka rrëfyer...

EKSKLUZIVE: Koalicioni LAN po synon ta votojë Qeverinë Hoti të martën

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në...

Propozimi në Premier League, 10 skuadra duan të hiqet rënia nga liga

Skuadrat e Premier Leagues kanë një propozim interesant. Sipas raportimeve të ‘Sky’, nëse sezoni vazhdon të luhet dhe kufizohet më shumë se 10 klube të...

Nis Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, Vjosa Osmani s’pranon ta drejtojë atë

Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express. Seanca është duke...

Trim Kosove Nait Hasani!

Sahit F. Osmani Trim mbas trimi 100 vjet Çdo kohë nxjerr trimin e vet, Randobrava zjarr i lirisë, Nxjerr nji trim luftën m’e nisë! Del ky trim ky djalë...

Mustafa: Po e presim aktgjykimin e kompletuar për thirrjen e seancës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke e pritur aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur...

Koronavirusi prek edhe remitencat e diasporës

Shumë qytetarë të Kosovës janë të varur nga remitencat, që luajnë rol të madh edhe në ekonominë e Kosovës. Megjithatë, si pasojë e pandemisë...

21 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot, bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Çoçaj ka rënë dëshmor në Gjonaj të Hasit. Bashkëluftëtarët e kanë çmuar lartë figurën e Çoçajt. Zenun...

Deputeti i NISMA-s Haxhi Shala: Për momentin vota ime është kundër Qeverisë Hoti

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë. Shala...

Pikëkalimi kufitar Vërmicë-Morinë me mjekë që kontrollojnë të ardhurit (Video)

Videoja e mëposhtme ju sjellë detaje rreth pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morinë, gjegjësisht rreth fluksit të udhëtarëve dhe bizneseve që kaluan aty, si dhe kontrolleve që...

Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij. Sipas policisë, personi në...

Lajmet e Fundit

Detaje rreth personit të infektuar me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

Pas një jave në Prizren rikthehen rastet e reja me coronavirus në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë për RTV...

Haxhi Shala: Nëse nuk respektohen organet e partisë, largohem nga Nisma

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij. Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV...

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë...