18.4 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Hatim Baxhaku letër Haskukës: Kështu nuk e ka burrëria

Zyrtari i lartë i LDK-së, Hatim Baxhaku i është drejtuar me një letër kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskukës, pas prishjes së koalicionit me subjektin e tij.

Sipas tij, Haskuka për të realizua koalicionin kërkonte takime ditë e natë me LDK-në.

Postimi i plotë në Facebook

O, jo zotni Mytaher Haskuka, kështu nuk e ka oda dhe as kuvendi, as burrnia dhe as akademia.

Mendoj se kam të drejtë morale t’ju drejtohem me këtë shkrim sepse në zgjedhjet lokale në të cilat u bëre kryetar, gjatë fushatës pata deklaruar se aleat i imi do të jetë VV, por edhe në balotazh pastaj pata deklaruar hapur se jam për ndryshimin.

E pata deklaruar këtë edhe pse ishim n? kohën kur sa po ishte rrëzuar Qeveria Mustafa edhe me votat e VV-së dhe ishim pas nje periudhe të ushtrimit të një dhune të pa parë në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij nga VV, kundër qeverisë së LDK dhe kryetarit Mustafa.

E bëra këtë sepse e deshiroja ndryshimin për të mirën e qytetarëve të qytetit tim, Prizrenit.

Edhe atëherë nuk kishte ndonjë entuziazëm shumë të madh në strukturat lokale të LDK-së e aq më pak në ato qëndërore, por i lam anash interesat partiake dhe e bëm për hirë të qytetarëve. Edhe atëherë une personalisht isha kundër hyrjes në qeveri dhe koalicionit, por isha vetëm perkrahë fitores së ndryshimit.

Sot po e kuptoj se kisha pas të drejtë për të parën por jo edhe për këte të dytën.

Ju atë kohë për ta fituar Prizrenin kërkonit takime çdo ditë e çdo natë, ndërsa dje nuk e pate guximin e as kurajon që para prishjes së koalicionit ta bënit të njejtën gjë.

U mjaftuat vetëm me një letër, sepse kështu është me lehtë dhe nuk ke nevoj ta shiqosh ne sy partnerit dhe as të skuqësh.

Arsyeja juaj se nuk mund të ketë bashkëqeverisje pas prishjes së koalicionit në qendër dhe mospajtimit dhe hidhërimit të aktivistëve është qesharake dhe absurde sepse ju nuk keni asnjë vërejtje në punën e nënkryetarit dhe drejtorëve.

Ju bile theksoni që së bashku keni bërë shumë punë të suksesëshme dhe të mira.
Ju keni të drejtë ta prishni koalicionit në çdo kohë dhe për këtë tani më as që po më vije keq, por duhet të jeni të sinqert se kjo ndodhi për shkak të një urdhëri nga lartë sepse kështu funksionon partija jote: kur je me mu je i mire dhe kur nuk je me mu je i keq.

Me këte logjik nuk funkcionon as oda dhe as kuvendi por as burrnia e as akademia e as qeveria zotni Mytaher. Respekt për ty por e di se ti nuk mund të jesh vetëvetja, këte ta kam thënë disa herë edhe gjatë fushatë zgjedhore para tri vitësh, por jo vetëm ti por askush tjetër në subjektin tënd, nuk mund të jet vetëvetja, përveq liderit kuptohët.

Uroj te keni shëndet e mbarësi në familje dhe njekohësisht të bëni punë të mbara për Prizrenin!

Shpresoj ne bashkepunim ne te ardhmen por duhet akom të reformoheni si subjekt, edhe pse tani më veq keni ndryshuar shume nga ajo VV e para tre, pesë, dhjetë e pesëmdhjetë vitesh.

Hatim Baxhaku

- Advertisement -

Më Shumë

Gjashtë raste aktive me koronavirus në Malishevë

Bazuar në analizat e testimeve të sotme për Covid-19, sot janë bërë tri teste të qytetarëve nga Komuna e Malishevës, ku një prej tyre...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...

Para katër muajsh ia kishte vrarë qenin në Dragash, policia e arreston shtetasin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Një shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë...

Haskuka thotë se Prizreni pësoi humbje milionëshe nga rishikimi i buxhetit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten ka paralajmëruar se buxheti i kësaj komune rrezikon që të humbë miliona euro nga miratimi...

Hidhet shorti deri në finalen e Champions, rruga e ‘ferrit’ për në Lisbonë

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Malishevë: Gruja denoncon burrin dhe vjehrrin në polici për dhunë fizike dhe psikike

Policia e Kosovës njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë...

Wilder nuk është ende gati, WBC jep OK-in për derbin britanik

Triologjia e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është në dilemë. Boksieri amerikan nuk është ende gati për t’u rikthyer...

Këto janë rastet e vetme kur mund të dilni nga shtëpia në Prizren, pas orës 21:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që nga mbrëmë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave...

Lutja e Haskukës

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është lutur qytetarëve që të kenë kujdes ndaj COVID-19. Sipas tij, fundjava e kaluar ishte më e rënda. Postimi i...

Pas vetaksidentit me traktor humb jetën një person në Rahovec

Një person ka humbur jetën pas vetaksidentit me traktor në fshatin Qifllak në Rahovec. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të...

Haskuka inspekton punimet në fshatin Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot kanë inspektuar punimet që po...

Numri i turistëve nga Kosova, përgjysmë më i vogël se ai i një viti më parë

Numri i vizitorëve nga Kosova është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, megjithëse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm...

Protesta të reja në Beograd me gjithë sprapsjen e Vuçiqit

Mijëra persona janë mbledhur në Beograd të mërkuren, për të dytën ditë rresht, për të protestuar kundër masave të reja, që në këtë shtet...

Gjendet një person i vdekur në Rahovec

Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec. “Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, njofton Policia...

I dashuri biznesmen mbulon me dhurata Genta Ismajlin (Foto)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli prej disa muajsh po shijon lidhje e dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Çifti duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin,...

Mjeku kosovar në Gjermani: Testet për Covid-19 që bëhen në Kosovë dallojnë nga ato të shteteve tjera

Testet që bëhen për të vërtetuar Covid-19 dallojnë shumë nga vendi në vend, shkruan Gazeta Metro. Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen në...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...