15.6 C
Prizren
E shtunë, 31 Tetor, 2020

Haxhi Avdyli kërkon arrestimin e Ramush dhe Nasim Haradinajt

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar për privatizimet e tokave me çmime prej 1 deri në 3 euro, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Avdyli ka kërkuar që të arrestohen ata që kanë privatizuar toka me këto çmime dhe të iu konfiskohen këto toka, duke aluduar kështu për Ramush Haradinajn dhe kushëririn e tij, Nasim Haradinajn.

“Sistemi i drejtësisë në Ks thua është inekzistent. Po te egzistonte sot do kishte arrestime për privatizimet e tokave prej 1 deri ne 3 Euro, dhe normalisht konfiskime”, ka shkruar Avdyli.

Ndryshe, Kryetari i AAK’së në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion të vitit 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim në vitin 2009 në vlerë 75 mijë euro, e që i bie 3 euro e 75 cent arin.

Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.

Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro.

Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro.

Ndryshe Blerim Rexha gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka thënë se pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitur vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit (AKP).

Rexha që ka qenë kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka thënë se arsyeja e dorëheqjes nga kjo pozitë sipas tij ka qenë privatizimi me çmim mjaft të ulët. “Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, tha Rexha./Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

Sindikalistët kërcënojnë Qeverinë me protesta nëse nuk zhbllokohen përfundimisht llogaritë e Telekomit

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së linjës, asaj të Zhvillimit Ekonomik, ministrit Kuçi dhe kryeministrit...

Janë dhënë fjalët përfundimtare në rastin e grabitjes të mbetur në tentativë në Prizren

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren janë dhënë fjalët përfundimtare për rastin e grabitjes në tentativë, ku të akuzuar janë Lulzim Lubovci dhe...

PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun

Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës. Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton...

Pesë raste të reja me COVID në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të...

Balaj: Javën tjetër do të ketë grevë nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomi

Lamih Balaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, sindikata do të mbajë edhe greva brenda...

Këshilltari i Vjosa Osmanit: Duhet të gjendet edhe urdhërdhënësi për vrasjen e Ukë Bytyçit

Këshilltar i kryeparlamentares, Faton Peci ka reaguar pas disa shkrimeve në media, ku thuhet se Vjosa Osmani ka bërë një “huqje” sot kur ka...

Klaudia po feston ditëlindjen me bikine

Ajo sot ka ditëlindjen. E për Klaudia Pepën u bë një festë, ku ajo bëri edhe disa fotografi. Në fotot e hedhura në Instagram, balerina shihet...

“Ditë të zeza po vijnë për Kosovën”, vendi rrezikon bllokadën e dytë pa plan të rimekëmbjes

Evropa është duke shkuar drejt mbylljes për shkak të shifrave rekorde të valës së dytë të pandemisë. Franca e Gjermania kanë njoftuar mbylljen totale. Mirëpo,...

Ta ndihmojmë Murrlanin nga Prizreni të ecë përsëri

Murrlan Asllani, 17 vjeçar nga Prizreni kishte pësuar një aksident në qershor të vitit të kaluar duke lënduar kurrizin, i cili aksident e la...

Haskuka e Hajdari vizituan Qendrën për Shërbime të Integruara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI)...

Rreth 3 mijë punëtorë të Telekomit do të mbesin pa paga

Orarin e punës po e përfundon si zakonisht. Por për punën që po e kryen Arben Hamidi nuk do të paguhet. Pagën mujore nuk do ta...

Duda Balje kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë

Deputetja Duda Balje po kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë. Balje këtë kërkesë ia ka bërë kryeministrit Avdullah Hoti dhe...

Pesë persona arrestohen pasi zihen në flagrancë duke vjedhur në Malishevë

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur, të dielën në Malishevë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se ata ishin zënë në...

Telekomi mban konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga Devollët

Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon, raporton Express. Konferenca do të mbahet në orën 11:30...

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset që ende s’i kanë pranuar mjetet për paga

Ministria e Financave ka kërkuar nga bizneset që të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë...

Suharekë: Vazhdojnë punimet e rrugës në fshatin Sllapuzhan (FOTO)

I pari i Suharkës Bali Muharremaj nuk ndalet as në vikend. Në një postim në rrjetin social facebook Muharremaj ka bërë të ditur se ka...

Lajmet e Fundit

Zemaj prezanton masat e reja: Reduktim i stafit nëpër institucione, kufizim i orarit për qendrat tregtare…

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj ka konfirmuar masat e reja. Ai ka thënë se numri i lartë i infektimeve na detyron të veprojmë...

Projektet që nuk u realizuan në Prizren, dhe plani për ambulantën më të madhe në Ballkan

Komuna e Prizrenit është një nga komunat që më së shumti ka pësuar në aspektin ekonomik nga pandemia e Covid-19. Kjo për faktin se ky...

”The Economist”: Një mbretëreshë e ardhshme e Shqipërisë?

Revista e mirënjohur ”The Economist”, i ka kushtuar një artikull familjes mbretërore shqiptare. Më 22 tetor Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia, u bënë prindër për...

Futet në mbrojtje të shtetit shtëpia prej guri e familjes Hoxhaj në Zhur të Prizrenit

Fshatrat e rajonit të Prizrenit janë unike, i till është edhe fshati Zhur. Ky fshat është njëri prej vendbanimeve më të mëdha të rajonit...

PDK-ja kërkon shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk janë duke parë ndonjë përgjegjësi morale të Qeverisë Hoti lidhur me skandalet e fundit, siç janë...