7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Hipokrizia e PDK-së dhe aleatëve të saj

Shkruan: Rexhep SELIMI

U ngritën duke e harruar luftën, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit.

PDK-ja (kryetari i atëhershëm i saj) sponsorizoi Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së që u votua në gusht të 2015-tës.

Si mund t’i besojmë tash PDK-së (kryetarit aktual të saj) që e ka seriozisht që t’i shkojë deri në fund nismave për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë?

Sot ata po i paraqesin lista të masakrave dhe krimeve serbe, të harruara deri sot, kundër shqiptarëve si arsye për një tribunal kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Mirë që po i numërojnë masakrat dhe krimet serbe, por, a mund të na tregojnë sot PDK-ja se cilave lista dhe ngjarje iu referuan kur e sponsorizuan Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së?

Si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bëjnë tash një tribunal ndërkombëtar kundër Serbisë. Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta.

Po ashtu, ata që sot janë të gatshëm për kompromise në negociata me Serbinë nuk e kane seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit serb. Ata që në koordinim me Qeverinë e Serbisë bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe.

Hipokrizia nuk duhet të shkojë deri atje sa të manipulohet me tragjedinë e shqiptarëve të cilët ishin vërtetë objektiv i gjenocidit serb para 20 vitesh.

Le të mos na e fyejnë inteligjencën duke na llogaritur që ne nuk e kuptojmë farsën e tyre. Kur po ua shohim motivin e kemi të lehtë tua kuptojmë edhe qëllimin.

Këto fjalime “patriotike” e “emocionuese” të deputetëve të mazhorancës që sot po i dëgjojmë në Kuvend, do të donim t’i dëgjonim edhe atë ditë kur ne kundërshtonim Gjykatën Speciale e ata e votuan. Këto fjalime të deputetëve të PDK-së do të donim t’i dëgjonim kur ne propozuam Ligjin për mbrojtën e viktimave të dhunës seksual gjatë luftës e ata e kundërshtuan.

Këto fjalime do të donim t’i dëgjonim edhe kur ne kundërshtonim amnistinë e grupeve kriminale serbe e ata e votuan. Këto fjalime do të donim t’i dëgjonim kur ne kundërshtonim marrëveshjen e prillit 2013 që ata e ratifikuan. Këto fjalime do të donim t’i dëgjonim nga të njëjtit deputetë të PDK-së kur ne kundërshtuam “Zajednicën” serbe e ata e përkrahnin.

Mjafte më! U ngritët duke i harruar vuajtjet e popullit e tash në rënie e sipër po mundoheni të kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli.

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Lajmet e Fundit