13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smalj Latifit.

“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Adem Latifit, vëllait të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit”.

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella kryetarit Latifi, familjes dhe gjithë miqve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Lajmet e Fundit