11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Humbi jetën në orën e mësimit, ky është 19 vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

I riu Osvaldo Kenga, që po ndiqte institutin e Hotelerisë, në Makari, një fshat i San Vito Lo Capo është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jeten.

“Jam jashtëzakonsisht i tronditur”, thotë menaxheri i Institutit Pina Mandin. “Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën. Mësuesi sugjeroi të skonte në shtëpi. Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri. Mjekët thanë se ai ndjeu dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë. Edhe pse e vendosën në terapi intensive, nuk mundën ta mbajnë në jetë.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e Sant’Antonio Abate. Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi. Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të kobshëm dhe u shtrua në spital. /albeu.com/

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit