9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

I akuzuari e pranon se tentoi ta grabisë shtëpinë në Rahovec

I akuzuari për grabitje në tentativë, Dorlir Nura, është deklaruar fajtor në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Ukaj, i akuzuari Nura, ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se është penduar për veprën e kryer, duke i kërkuar falje familjes së dëmtuar, dhe ka shtuar se asnjëherë me parë nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

Prokurori Uka, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke shtuar se e njëjta ka mbështetje në provat e bashkëngjitura në aktakuzë.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Adem Jetishi, ka deklaruar se e mbështesin fjalën e prokurorit, duke shtuar se kërkojnë kompensim dëmi dhe i bashkëngjiten ndjekjes penale.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, i ngarkuar sipas detyrës zyrtare, avokati Ergjyment Barbullushi, ka deklaruar se pas konsultimit me klientin e tij, pranimi i fajësisë është bërë pa presion dhe me vullnet të lirë.

Ai i ka propozuar gjykatës që me rastin e shqiptimit të llojit dhe lartësisë së dënimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, duke propozuar që ndaj klientit të tij të shqiptohet një dënim i kushtëzuar.

Më pas, gjykatësi Nikollë Komani seancën për shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar më 31 tetor, në ora 13:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 30 shtator 2019, Dorlir Nura, ngarkohet me veprën penale “grabitje në tentativë”, nga neni 317, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1/28 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, Dorlir Nura, akuzohet se më 11 maj 2019, ka kryer veprën penale të grabitjes në tentativë, në atë mënyrë që së bashku me të pandehurin Arbin Dula, i cili gjendet në arrati, të pajisur më armë zjarri dhe me maska të kamufluar, duke përdorur forcën dhe kanosjen, ditën kritike rreth orës 2:30, hynë në shtëpinë e të dëmtuarve Jashar dhe Mirsad Isma në Rahovec, ku ishin prezentë të gjithë familjarët, duke përfshirë gra dhe fëmijët e vegjël.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit fillimisht kanë kërkuar para dhe aty në ato qaste fillon kacafytja dhe përleshja në mes të pandehurve në njërën anë dhe të dëmtuarve në anën tjetër, ku njëri prej të pandehurve e godet me mjet të fortë të dëmtuarin Jashar, duke i shkaktar lëndime trupore, e më pas me të shpejtë të pandehurit largohen nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, dhe pas një pune operative taktike nga ana e Policisë më 5 qershor 2019 arrihet të ndalohet dhe arrestohet i akuzuari Nura. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit