13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

I huaji më i mirë, Salah futet në historinë e Premier League

Çështja e titullit kampion është mbyllur, Liverpool ia doli të rikthente trofeun e madh të futbollit anglez në “Anfield” pas 30 vitesh dhe tani po tenton të arrijë kuotën e 100 pikëve për këtë sezon. Ekipi i Jurgen Klopp mposhti 2-0 Aston Villa ditën e diel, duke siguruar fitoren e 29-të në Premier League.

89 pikë numërojnë “The Reds”, 23 më shumë se City i vendit të dytë dhe pesë javë kanë mbetur deri në fund të sezonit. Momo Salah nuk shënoi në duelin e fundit, por dhuroi asistin te goli i dytë, që u realizua nga talenti Curtis Jones (gjeti golin e parë në Premier).

Ylli egjiptian është pjesë e Liverpool prej vitit 2017 dhe ka shënuar 73 gola në kampionat. Me asistin e djeshëm u ngjit në kuotën e 27 asisteve të dhuruara për shokët e skuadrës. Në total janë 100 gola+asiste, në vetëm 116 ndeshje.

Një rekord për sulmuesin, i cili është kthyer në lojtarin e huaj më të mirë që arrin këtë shifër në elitën e futbollit ishullor. Më mirë se 28-vjeçari ka bërë vetëm Alan Shearer, i cili ka arritur shifrën 100 gola+asiste në vetëm 100 përballje të luajtura.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit