11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

I papërmbajtshmi Cellino: UEFA të mos japë data, por të sjellë respiratorë!

Massimo Cellino është i vendosur dhe e sheh të pakuptimtë që Serie A të rinisë sërish. Presidenti i Brescia i qëndron mendimit të parë dhe e thotë qartë: “Nuk ka kuptim të mbyllet ky kampionat”, thotë kreu i klubit italian, të cili i përmendet edhe vendimi UEFA-s për të luajtur në qershor e për të vijuar deri në gusht.

“UEFA të na dërgojë bombola oksigjeni dhe respiratorë, përveçse të na japë data për kampionatet”, shigjeton Cellino, i cili më tej vijon të flasë dhe të rreshtojë arsyet pse ky kampionat nuk duhet të vazhdojë.

“Nuk mund të rikthehet kampionat, për shumë arsye. Fjalët e mia bazohen në dy shtylla: respekti për shëndetin sigurinë e sistemit të futbollit. Pasi ta humbasim këtë sezon, ne gjithashtu do ta prishim edhe tjetrin që do të e rëndësishme ta nisim”, thotë presidenti i Brescia, të cilit i thuhet se ekipet mund të nisin stërvitjet pas 13 prillit.

“Më thuaj të vërtetën, a po mundohesh të tallesh me mua? Ose po ju mashtrojnë edhe juve…Çfarë është kjo, një shaka për 1 prillin?”, pyet Cellino gjatë intervistës së dhënë për Gazzetta dello Sport. Sigurisht ai nuk ndalet me kaq dhe vazhdon të flasë.

“Këtu në Brescia kemi kamionë që transportojnë të vdekurit. Jemi në qendër të epidemisë, të gjitha datat janë të gabuara. Në çdo opsion, lojtarët vijnë nga 45 ditë pushim dhe u duhet një muaj stërvitje vetëm për t’u rikthye në formë”, deklaron Cellino, i cili thekson më tej se nuk i intereson aspak rënia e skuadrës së tij, që renditet në vendin e fundit.

“Lotito ditën tjetër më tha se nuk dua të luaj për shkak se dua të shpëtoj. Shih kush predikon, ai që po bën namin sepse mendon se mund të fitojë titullin. Mua për rënien nga kategoria nuk më plas fare: deri tani e kemi merituar dhe kam edhe unë faj”, deklaron presidenti i Brescia në mbyllje të intervistës.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit