7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

IKShPK apelon për kujdes ndaj rriqrave – japin rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë pos pandemisë Covid-19 po përcjell me vëmendje edhe situatën epidemiologjike në komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

Sipas IKSHPK-së komuna e Malishevës këtë javë po bën dezinsektim selektiv në asgjësimin e rriqnave.

Ndërsa komuna tjera endemike po përgatiten që së shpejti të bëjnë desinsektimin.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Komunat tjera endemike po përgaditen dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv. Deri sot janë raportuar 811 thumbime të rriqrave të cilat në numër janë shumë më pak se viteve të kaluara në të njejtën periudhë duke pasur zero raste të EHKK.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit