13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

IKSHPK-ja ka një apel të veçantë për të moshuarit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHP-së.

Njoftimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

Të nderuar qytetarë,

– Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

– Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

– Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

– Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

– Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

– Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Më Shumë

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Dhimbja

Lajmet e Fundit