16.6 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk ka filluar operimin

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar në tërësi. Zyrtarët e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” kanë theksuar se situata me pandeminë ka penguar futjen në operim të këtij impianti.

Si rrjedhojë ujërat e zeza nga amvisëritë e bizneset e Prizrenit si të patrajtuara vazhdojnë që të derdhen në Lumëbardhin e Prizrenit dhe në Drinin e Bardhë. Sipas monitoruesve të shoqërisë civile, prania e ujërave të zeza në mjedis, përkatësisht në lumenj, ka ndikim mjaft negativ.

Zëdhënësja e KRU “Hidroregjioni Jugor”, Nderona Kurtaj, ka pohuar se impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Vlashnje nuk është në operim, shkaku i pandemisë që ka krijuar pengesa të paparashikueshme.

“Kontraktori për dizajnimin dhe ndërtimin e ITUZ-së është kompani spanjolle, prandaj edhe përgjegjës për ekzekutimin e projektit është stafi ndërkombëtar. Deri më tani kanë përfunduar rreth 95 për qind të punimeve.

Aktualisht jemi në fazën e komisionimeve apo testimeve. Kjo fazë e përfshin kryesisht stafin ndërkombëtar dhe për shkak të situatës pandemike stafi ndërkombëtar nuk ka pasur mundësi që të implementojë planin dinamik të komisionimit të paraparë në këtë projekt”, ka thënë Kurtaj.

Ajo ka pranuar se ujërat e zeza që përdoren në amvisëritë dhe bizneset e qytetit aktualisht vazhdojnë të derdhen fillimisht në sistemin e ujërave të zeza dhe si të patrajtuara, pastaj në Lumbardhin e Prizrenit e më pastaj në Drinin e Bardhë.

Me vënien në operim të ITUZ-së, sipas Kurtajt, në këtë fazë do të ofrohen shërbime për 50 mijë banorë të qytetit, derisa në fazën tjetër parashihet që të përfshihen edhe 90 mijë të tjerë, duke mbuluar tërë qytetin në aspektin e trajtimit të ujërave të zeza. Sipas saj, plani dinamik i përditësuar parasheh që projekti të përfundojë në muajin shtator, ashtu që ITUZ-ja të fillojë operimin, porse një gjë e tillë prapëseprapë varet nga situata me pandeminë, që pos tjerash ka krijuar pengesa në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e mallrave. “Ndër sfidat aktuale për të përfunduar projekti është situata e krijuar me pandeminë, dhe në marrëveshjen kontraktuale ky rast paraqet forcë madhore, ku dhe rrjedhimisht paraqet pengesë për të përfunduar projektin e ITUZ-së në Vlashnje”, ka shtuar Kurtaj.

Në anën tjetër, Nora Simitçiu nga OJQ “EC Ma Ndryshe” ka bërë të ditur se në Kosovë është bërë praktikë e zakonshme zbarkimi i vëllimeve të mëdha të ujërave të zeza në lumenj.

- Advertisement -

Më Shumë

Policia në Prizren kontrollon makinat bujqësore dhe automjetet pa sinjalizim e drita

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik e sidomos atyre me fatalitet, lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e parregullsisë së gjendjes teknike...

Haskuka viziton fermerët të cilët kanë përfituar subvencione

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë vizituar njërin nga...

Kosovarët shpëtuan sezonin turistik në Shqipëri

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa po shtyjnë përtej verës. Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina...

Miratohet në parim projektligji për menaxhimin e financave publike

Në vazhdimin e seancës me 45 vota për, 17 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për plotësimin dhe...

Dragash: Dënohet me 200 euro gjobë i akuzuari që e kishte rrahur një përson derisa po prisnin në radhë për t’i rregulluar veturat

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, në seancën fillestare që është mbajtur të mërkurën, e ka dënuar me 200 euro gjobë të pandehurin...

Posta nderon veprat e artistit Tahir Emra

Në kuadër të tematikës ‘’Arti vizual – Tahir Emra’’, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim tre pulla postare me imazhet artistike të...

Një polic zihet në gjumë, 12 kolegët e tij transferohen nga Zhuri në Prizren

Mekanizmat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovë gjatë një inspektimit që kishin zhvilluar në mëngjesin e 23 gushtit të këtij...

Lëndohen dy gra në një aksident në Prizren

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit nga një veturë të drejtuar nga një i dyshuar. Policia në raportin ditor ka bërë...

Rikthehet edhe Serie A

Pas rikthimit të Premierligës dhe disa ligave tjera të futbollit evropian, sot pritet të fillojë edicioni i ri edhe në Serie A. Serie A sezonin...

100 euro false në Suharekë

Një rast me falsifikim parash është regjistruar në Suharekë, raporton PrizrenPress. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën, një mashkull ka raportuar...

Nisma në Prizren përgatitet për zgjedhjet e brendshme

NISMA Socialdemokrate në Prizren ka formuar grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët e saj. Kryetari i degës, Zafir Berisha, në takimin që...

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pezullon protestën e së premtes

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka pezulluar protestën e paraparë të mbahej këtë të premte deri në marrjen e vendimit nga Qeveria e...

Premtimi i Hotit për punëtorët shëndetësorë: Pagat e shtatorit i merrni me shtesa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se profesionistët shëndetësorë do t’i marrin pagat e shtatorit me shtesë deri në përfundim të pandemisë. Në...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Përfshihet nga zjarri një fushë me shkurre në Kestrec të Dragashit

Në fshatin Kestrec të Dragashit raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një pjesë e fushës me shkurre, raporton PrizrenPress. Sipas Policisë,...

Mbi 7 mijë pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Ulja e temperaturave nuk i pengon qytetarët e Kosovës që të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet. Burime për Abc News bëjnë...

Lajmet e Fundit

Komuna e Prizrenit vazhdon ta injorojë Bekim Fehmiun

Shkruan: Fahri Musliu Po vërtetohet për të satën herë, që nga shuarja (15.06.2010), se pushtetarët e Komunës së Prizrenit (ish PDK dhe tash LVV) po...

OVL e Hasit padit familjen e kryetarit të ndjerë, Safet Gashi (VIDEO)

Veteranët e Hasit po pretendojnë se një kompani përfitoi në emër të tyre. Madje edhe kanë bërë padi ndaj familjes së ish-kryetarit të veteranëve të...

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala,...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Prizren përsëri propozon që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati ka propozuar që klientit të tij t’i...