18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Agim Aliu: Pres të jem kandidat i PDK-së për Kryetar të Parlamentit

agim aliuIsh-Kryetari i Komunës së Ferizajt, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Agim Aliu, shpreson se shumë shpejt mund të ulet në karrigen e kryeparlamentarit.

Deputeti i PDK’së, Agim Aliu ka thënë për Express se nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar, por thotë se të drejtën për këtë post e ka marrë nga partia e cila edhe e ka nominuar. Aliu thotë se është i vetmi kandidat për kryetar të Kuvendit, dhe kjo, siç thotë ai, jep të kuptohet se do të jetë kandidat zyrtar për këtë post.

“Unë ende nuk kam marr ndonjë njoftim zyrtar. Por, nominimin për këtë post e kam nga PDK-ja. Nga atëherë e deri tani nuk ka ndërruar asgjë. Unë jam i vetmi kandidat nga partia dhe kjo të jep të kuptosh se unë do të jem edhe kandidat. Mirëpo, derisa të jetë një njoftim zyrtarë unë vazhdojë të pres”, ka thënë ai për Express.

Aliu ka treguar se PDK-ja nuk e ka nominuar askënd tjetër për kryetar të Kuvendit. Sipas tij të gjithë emrat e tjerë që kanë qarkulluar në media kanë qenë spekulime.

Ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se PDK-ja është duke e pritur vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe me pas do të behën të dituar të gjithë detajet. Edhe pse, siç thotë ai kjo lenë nuk është dashur fare të shkojë në gjykatë.

Kurse, sa i përket drejtimit të seancës se ardhshme të Kuvendit, Aliu mendon se do të drejtohet nga Flora Borovina dhe të vazhdoj aty ku ka mbetur.

Emri i Agim Aliut ishte propozuar edhe në seancën e 17 Korrikut, por në opinion kjo ishte kuptuar si taktikë e Hashim Thaçit për ta djegur atë. Mbetet të shihet nëse edhe tash PDK sërish do ta kandidojë Aliun, apo do të hyjë në garë me emra tjerë.

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit