13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Agim Çeku: Projekti për Ushtrinë është gati

AgimCeku5-30Zvarritja e krijimit të institucioneve po e zvarrit edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) nga FSK’ja – Ushtrisë së Kosovës. Projekti është gati, lyp veç një miratim nga Parlamenti. Ushtria Kosovës pas 10 vjetësh do t’i kushtojë buxhetit deri në 65 milionë euro në vit. Ligji aktual që lejon veç 2 mijë trupa aktive nuk i përmbush nevojat e Kosovës. Agim Çeku, Ministër i Forcës së Sigurisë (FSK) flet për Express
Express: A krijon pengesa në shndërrimin e FKS’së në Forcat e Armatosur zvarritja e krijimit të institucioneve?

Agim Çeku: Projekti i shndërrimit të FSK’së në Forcat e Armatosura të Kosovës është i gatshëm. Ky projekt po pret vetëm miratimin në Kuvend, ku do të përfshiheshin edhe plotësim-ndryshimet e kuadrit ligjor që do të përshtatej me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ky është ndër proceset që pret funksionalizmin e Kuvendit dhe themelimin e Qeverisë, sikurse proceset e tjera, por besoj që do të jetë ndër vendimet e para që do të merren pas krijimit të institucioneve të reja.

Express: Pasi që krijimi institucioneve po zvarritet, a mund të zbatohet vendimi tashmë i lëshuar nga Qeveria për FAK’un?

Agim Çeku: Jo pa miratimin e Parlamentit. Qeveria e ka marrë vendimin, e ka bërë projektin, dhe tash po pret vetëm një miratim nga ky institucion.

Express: Pas krijimit të institucioneve, për sa kohë pritet shndërrimi i FSK’së në Forcat e Armatosura?

Agim Çeku: Pas krijimit të institucioneve, ky proces besoj që do të fillojë për pakë javë. Siç e thashë, besoj që do të jetë ndër proceset e para, por kjo varet pastaj edhe prej Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se kur do ta qesë në rend të ditës.

Express: Cilat do të jenë implikimet buxhetore pas shndërrimit të FSK’së në FAK?

Agim Çeku: I gjithë projekti është i përfunduar. Edhe ana financiare është e rregulluar me projektin për këtë transformim. Ky plan është një plan financiar 10 vjeçar e i cili përmban që çdo vit të rritet buxheti për nga 5 milionë për pesë vitet e para, dhe pastaj të shkojë më një ngritje graduale. Në fund parashihet që shpenzimet për ushtrinë në vit të jenë rreth 65 milionë euro.

Express: Express ka shpall edhe një konkurs për plotësim të vendeve, a do të ketë ndonjë dallim ky konkurs nga të tjerët në pranimin e më shumë minoriteteve apo femrave?

Agim Çeku: Ky konkurs është i shpallur në bazë të nevojave ët FSK’së dhe duke u bazuar në kuadrin ligjor që tashmë funksionon FSK’ja- për t’i plotësuar vendet e zbrazëta në FSK. Do t’i kemi prioritet minoritete, në radhë të parë minoritetin serb, por edhe femrat, por krejt varet nga performanca e kandidatëve në teste- plotësimi i kritereve dhe standardeve që kërkohen me rregullat e FSK’së.

Express: Ju pyesim për këtë, pasi që mbikëqyrja e Pavarësisë është hequr, por Ligji për FSK’në është po ai që është bërë në bazë të pakos së Ahtisarit- sa do të ketë këtu implikim kufizimi në numër të pejstarëve që është bërë me atë pako?

Agim Çeku: Projekti i ri për Forcat e Armatosura të Kosovës parasheh 3 mijë vende rezervë dhe 500 mijë aktiv.

Express: Por, shndërrimi ën Forcat e Armatosur ende nuk ka ndodhur?

Agim Çeku: Po, FSK’ja ende nuk është shndërruar ën Forcat e Armatosura dhe kësi soji ne ende punojmë, veprojmë dhe rekrutojmë në bazë të ligjit për FSK’në që buron nga pakoja e Ahtisarit.

Express: A po ju pengon ky ligj në punë, pasi që rrethanat kanë ndryshuar?

Agim Çeku: Vetë fakti që ne kemi kërkuar që me procesin e ardhshëm të bëjmë ndryshimin e ligjit dhe të kuotave bashkë me të, dëshmon që kjo kornizë ligjore (2 mijë pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë- sipas pakos së Ahtisarit) është e ngushtë për FSK’’në. Kjo kornizë nuk mjafton që t’i mbështesë nevojat e Kosovës për siguri.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit