9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Haradinaj: Presidentja t’i nisë konsultimet për formimin e Qeverisë

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKandidati i koalicionit LDK AAK NISMA për Kryeministër Ramush Haradinaj, në një intervistë për Express ka përsëritur kërkesën për Presidenten Atifete Jahjaga që të nisë konsultimet për formimin e Qeverisë pa humbur kohë. Sipas tij, shqyrtimi që është duke ndodhur në Gjykatën Kushtetuese për ‘rastin e Kuvendit’ nuk e obligon Presidenten për të pritur. Haradinaj thotë se nëse Presidentja nuk vepron me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë atëherë edhe ajo mund të përballet me Gjykatën më të lartë në vend.

Express: Z.Haradinaj a mund të na sqaroni kërkesën tuaj ndaj Presidentes Jahjaga për formimin e Qeverisë ?

R. Haradinaj: Unë konsideroj se Presidentja e vendit e ka të drejtën për mandatimin e partisë që ka dalë fituese në zgjedhje në këtë rast PDK’së, e cila këtë të drejtë mund ta shfrytëzon a po mund t’ia kthejë këtë të drejtë Presidentes, e cila mundet me iu drejtu palës tjetër në këtë rast ne. Por është e pakuptimtë mosdalja ose mosveprimi i Presidentes . Shqyrtimi në Gjyktën Kushtetuese nuk e obligon Presidentes për të pritur, në fakt vonesën e saj. Në një rast të caktum ne mund t’i drejtohemi Gjykatës me e pytë a është kushtetuese apo jo mosveprimi i Presidentes, pra mosshpenzimi së drejtës së saj ose zbatimi i afatit kohor që parashihet për presidenten me vepru në këtë drejtim.

Express: Si e shpjegoni këtë mos veprim,keni pasur sqarime?

R. Haradinaj: Ne nuk kemi pasur ndonjë komunikim zyrtar me Presidenten apo dikënd nga stafi, mirëpo është për habi mos dhënia e të drejtës…pra mos me fillu konsultat, është një humbje kohe në kurriz të qeverisë së ardhshme dhe mbajtje peng e Kosovës , Nuk është mirë, në kurriz të Qeverisë së ardhshme me vepru kështu me kriju zhagitje dhe ngecje të tilla.

Express: Pra ju nuk shihni ndonjë problem që Presidentja të veprojë, pavarësisht se rasti i Kuvendit është tashmë në Gjykatë ?

R.Haradinaj: Këto janë cështje të ndara , gjykata ka vendosur për radhën, pra vendimi i parë i Gjykatës Kushtetuese.Presidentja tani e ka në diskrecion me vepru në afatin kohor.

Express: Si e komentoni vizitën e z.Williamson thuhet se do të ketë aktakuza cili është komenti juaj?

R.Haradinaj: Ne nuk kemi informata konkrete pos atyre që i kemi dëgjuar në media . Megjithatë Kosova ka marrë për obligim me përmbush të gjitha obligimet ligjore që i dalin në këtë thirrje e për të cilën edhe Parlamenti ka vendosur.

Më Shumë

Lajmet e Fundit