4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Haxhi Zylfi Merxha: Macja e zezë ka hyrë ndërmjet liderëve të Kosovës

Haxhi MerxhaLiderët e lartë të Kosovës për pesë minuta mund ta zgjidhin bllokadën politike. Por, atyre iu ka hyrë macja e zezë ndërmjet dhe nuk po mund të merren vesh. Në gjithë këtë situatë, pakicat po e luajnë rolin e dyfytyrëshave – herë andej e herë këndej – dhe nuk po sillen në bazë të Kushtetutës . Presidentja bëri mirë që refuzoi kërkesën e minoriteteve pasi Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qartë dhe të kuptueshme. Kryetari i Bashkësisë Rome të Kosovës, Haxhi Zylfi Merxha, flet për Express.
Express: Si e shihni bllokadën politike kur Kosova po i mbush pesë muaj pa Parlament dhe me Qeveri në largim?

Z. Merxha: Këto zgjidhja i kanë para vetës politikanët e lartë të Kosovës, partitë e mëdha, le të kujtohen çka janë duke bërë dhe pse deri më sot pesë muaj nuk janë marrë vesh për me liru Kosovën nga kjo bllokadë e izolim. Shumë gjëra në Kosovë kanë mbetur të pakryera shkak të kësaj bllokade.

Express: Cila është zgjidhja prej kësaj bllokade politike pasi po duket se pozita e Kryeparlamentarit po shihet si çelës i të gjitha zgjidhjeve politike?

Z. Merxha: Nuk e di unë. Pse e qysh, politikanët e Kosovës, të cilët kanë nga pesë-gjashtë këshilltarë me vete, dhe ata le të kujtohen dhe të gjejnë zgjidhje. Neve minoriteteve askush s’po na pyet.

Express: Cili është rekomandimi i juaj për të dalë nga kjo situatë?
Z. Merxha: Unë më nuk jam deputet dhe nuk po dua të hyjë llugave.

Express: Si e shihni rolin e pakicave në krejt këtë situatë?
Z. Merxha: Roli i pakicave është rol i dyfytyrëshave. Njëherë këndej, njëherë andej, njëherë këndej e njëherë andej. Edhe ata vetë nuk po dijnë çka të bëjnë. Ata duhet të veprojnë qysh thotë ligji e Kushtetuta e Kosovës. Ata kërkuar interpretim të një diçkaje që secili e din si shkruan. Kushtetuta e Kosovës është e qartë sikurse dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dhe, Presidentja mirë bëri që e refuzoi kërkesën e tyre. Dyfytyrësia e pakicave duhet të ndalet. Këtu po flas vetëm për refuzimin e kërkesës së minoriteteve jo të Bllokut.

Express: Ju i njihni Thaçin, Mustafën , Haradinajn e Kurtin. A janë këta politikanë të gatshëm të bëjnë sakrifica për të mirën e Shtetit të Kosovës?

Z. Merxha: Këta liderë të lartë nëse dëshirojnë për pesë minuta e gjejnë zgjidhjen dhe e kryejnë punën. Por, atyre iu ka hyrë një macja e zezë ndërmjet dhe s’po mundem me u marrë vesh. Nëse donë të merren vesh, atëherë, për pesë minuta kryhet kjo punë.

Express: Cili është opsioni është më i afërt: një marrëveshje mes partive apo zgjedhje të reja?
Z. Merxha: Me dalë në zgjedhje të reja harxhohet Kosova, kushtojnë shumë dhe për këtë shtet kur ka skamje, varfëri është mirë të mos ketë zgjedhje të reja.

Express: Sa po respektohen të drejtat e romëve në Kosovë?
Z. Merxha: Sa po respektohen këto të drejta do ta shohim nga institucionet e reja kur të formohen ato.

Më Shumë

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit