15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Krasniqi: As në ëndërr nuk e kam parë një Kosovë të tillë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, duke komentuar ngjarjet e fundit politike, në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se asnjë herë nuk e ka menduar se politika e pasluftës do të degradojë kaq shumë, e që sipas tij, kjo është tepër e dhimbshme, e siç u shpreh ai, mbase edhe e turpshme.

Krasniqi, po ashtu ka thënë se Themelimi i Gjykatës Speciale, më së paku i është dashur Kosovës, pasi që sipas tij, dëmi politik që do t’i bëhet Kosovës për shumë vite do të jetë i madh.

Zëri: Si e shihni situatën aktuale politiko-ekonomike në vend?

Krasniqi: Me keqardhje duhet të them se si situata aktuale politike, ekonomike si dhe sundimi i ligjit, janë në nivelin më të ulët të mundshëm dhe kjo gjendje nuk i konvenon askujt në Republikën e Kosovës. Të fillojmë nga politika e jonë, e cila jo vetëm pas Pavarësisë, por menjëherë pas lufte ka pas shfaqur shenja të larta të papërgjegjësisë. Duke qenë edhe vet ëpjesë aktive e kësaj politike e them me përgjegjësi se jo vetëm që nuk kam besuar, por nuk kisha mundur as të ëndërrojë se politika e pasluftës do të degradonte në ketë shkallë të papërgjegjësisë e të papjekurisë politike dhe pa dyshim që kjo është tepër e dhimbshme, mbase edhe e turpshme. Nga kjo politikë e papërgjegjshme, sigurisht që nuk është pritur dhe as që mund të pritet një zhvillim ekonomik i vendit. Praktika ka treguar se politika që ka për qellim grabitjen e posteve për akraba e të dëgjueshëm, bëhet edhe për grabitje të tjera të pasurisë kombëtare dhe të parasë publike. Kjo ka sjellë edhe degradimin në gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, përfshirë dhe atë të EULEX-it.

Zëri: Ku po çalon Kosova?

Krasniqi: Kosova së pari po çalon në organizimin e segmenteve më të rëndësishme të jetës shoqërore në Kosovë. Nuk kemi asnjë komunitet shoqëror, për të cilin do të mundë të themi më tërë mendjen se është mirë i organizuar, që ka krijuar vlera, i njeh dhe i mbron ato. Po e fillojmë nga komuniteti i akademikëve, çka mund të themi për ketë komunitet? Ta marrim komunitetin e profesorëve të universiteteve tona, ç’vlera kanë krijuar dhe po mbrojnë ata? Të flasim për komunitetin e politikës sonë, nga i cili do të vareshin të gjithë të tjerat, sa këta e vlerësojnë kontributin e njëri-tjetrit? A kanë identifikuar. Edhe përkundër dallimeve politika, vlerat e përbashkëta kombëtare? Përkundrazi, në politikën tonë ende nuk kemi një organizim të mirëfilltë politik në interes të vendit. A mund të flasim se kemi një komunitet të prokurorëve e të gjyqtarëve, të cilët nga mesi i tyre, do t’i evidentonit më të merituarit? Nuk kemi. Shikoni se kush kanë konkurruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. A kemi ndonjë gjyqtarë që do ta rekomandonte gjyqësori ynë, për ndonjë kandidat të pakontestuar?! Nuk kemi. Atëherë si të presim nga Gjykata Kushtetuese se do të funksionojë si duhet. Kështu ngjashëm është gjendja edhe në lëmit tjera shkencore. Kjo që e thash tingëllon edhe si nihiliste, por unë kështu e shohë gjendjen në Kosovë, madje jo vetëm në Kosovë. Ose le të shërbejë kjo si hapje e një debati të mirëfilltë në jetën tonë publike, politike dhe intelektuale.

Zëri: Cilat duhet të jenë prioritetet e Qeverisë aktuale?

Krasniqi: Kësaj Qeverie që në start i janë imponuar prioritet që nuk janë interes i vendit tonë, madje as që kanë qenë. Konsideroj se prioritet mbi prioriteti kësaj Qeverie është sundimi i rendit dhe i ligjit, pavarësia e institucioneve të pavarura të shtetit, funksionalizimi i tyre. Nga këto institucione varet shumë zhvillimi ekonomik i vendi, varët arsimi dhe edukimi i njeriut tone, varët punësimi dhe kualiteti i jetës së qytetarëve tanë.

Zëri: Gjykata Speciale sot është tema kryesore në vend. Cili është mendimi i juaj rreth kësaj Gjykate?

Krasniqi: Sigurisht që Gjykata Speciale më së paku i është dashur vendit tonë, por me këtë nivel të gjyqësorit dhe i gjithë sistemit të drejtësisë, duke e përfshirë dhe EULEX-in, ndoshta është zgjedhja e vetme. Unë personalisht kam qenë kundër, jo për tjetër, por pse dëmi politik që do t’i bëhet Kosovës për shumë vite do të jetë i madh. Këtu sigurisht që do të dëshiroja të jam i gabuar.

Zëri: Së fundmi keni pasur edhe një polemikë me Azem Vllasin. A mund të na thoni diçka më shumë?

Krasniqi: Unë kam thënë diçka këtyre ditëve, po përpiqem që të them diçka të re. A. Vllasi, duhet ta mbajë në mend se në vitin 1981, organizatorët e atyre ngjarjeve i ka akuzuar me terma të ndryshëm ideologjik, të ideologjisë komuniste jugosllave, së cilës i ka shërbyer me devotshmëri. Pra akuzat e kohës ishin: Kundërrevolucionar, armiq të socializmi, të vëllazërim – bashkimit, irredentistë, shovinistë, nacionalistë e të ngjashëm. Dhe tani po e thotë të kundërtën. Kjo është pa ndershmëri, për çka nuk kam dyshuar kurrë.

Zëri: A do ta shohim Jakup Krasniqin sërish aktiv në institucionet e Kosovës?

Krasniqin: Unë kudo që do të jem, do të jem në shërbim të vendit tim, aty ku ka qenë vullneti im. Në institucione nuk varet vetëm nga vullneti im, por nga vullneti dhe besimi i qytetarëve të Republikës sonë.

Më Shumë

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit