6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Në shtator ia nisim punës

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma i ka 65 deputetë për ta formuar qeverinë.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Haradinaj ka thënë se në pjesën e dytë të shtatorit do t’ia nisë punës si kryeministër i vendit. Madje ai është i bindur se për formimin e qeverisë do të votojnë edhe deputetët jashtë koalicionit paszgjedhor. “Besoj se në pjesën e dytë të muajit shtator do të jem duke e udhëhequr vendin. Në pjesën e dytë të shtatorit do t’ia nisim punës”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se koalicioni LDK-AAK-Nisma është bërë për t’i sjellë vendit ndryshim. Sipas tij, LDK-ja, AAK-ja, Nisma, pakicat, por edhe Lëvizja Vetëvendosje! kanë rënë dakord për të pasur shtet ligjor. Ai ka përjashtuar çdo mundësi për të bashkëqeverisur me PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçi.

“‘Thaçi 3’ nuk nënkupton vetëm individin, por nënkupton konceptin, vlerat qeverisëse dhe dëmet që i janë bërë vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë për PDK-në dhe Thaçin që këtë herë ta japin kontributin duke qenë pjesë e opozitës. “Detyra kryesore e z. Thaçi është që ai të ketë një plan për ta menaxhuar veten, partinë dhe rolin e tyre në shoqëri duke qenë në opozitë. Thaçi do të ishte më mirë të mendojë në këtë aspekt”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka bërë me dije se do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, por është shprehur i gatshëm t’i japë përgjegjësi në këtë proces edhe Vetëvendosje!-s. “Unë do ta përfaqësoj Kosovën dhe nuk do t’i iku asnjë detyre. Po ashtu, jam i gatshëm ta ftoj për angazhim çdo bashkëpunëtor timin, koleg apo bashkëpjesëmarrës, edhe po të jetë në opozitë. AAK-ja nga opozita e ka përkrahur dialogun. Mirëpo dialogu i ardhshëm duhet të jetë i një kualiteti tjetër”, është shprehur Haradinaj. Ai ka premtuar se kabineti i tij qeverisës do të përbëhet nga njerëz të përkushtuar që e respektojnë ligjin. “Kabineti i qeverisë së ardhshme do të jetë me njerëz të përkushtuar, të cilët e respektojnë ligjin. Nuk do të ketë përjashtime. Ligji do të jetë i njëjtë për të gjithë”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se koalicioni LDK-AAK-Nisma ende nuk i ka ndarë postet ministrore por, sipas tij, hisen e qeverisjes e kanë ndarë në bazë të një kuote. “2.5 është kuota për LDK-në, 1 për AAK-në dhe 0.5 është për Nismën në totalin e ekzekutivit. Kemi një orientim, mirëpo nuk kemi ndarë resorë dhe nuk kemi caktuar ministra”, është shprehur Haradinaj.

Më Shumë

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit