9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Nitaj: PDK-së i duhet kohë që “dilerët”, Remi e Astrit Haraqija ta kryejnë pazarin!

Muharrem NitajAnalisti politik, Muharrem Nitaj thotë se vendimi i Flora Brovinës për shtyrje të seancës është jonormal. Sipas tij, Flora Brovina është shndërruar në një person tragjikokomikë.

Nitaj në një intervistë për Gazetën Blic thotë se nuk do të befasohet që në ditët në vijim të ketë edhe “marifetllëqe të tjera”.

“Nuk e besoj që PDK po e shtyen procesin për të ndërhyrë ndërkombëtarët, sepse ata këtë herë duket se nuk do të jenë aleatë të këtyre makinacioneve, por po duket se ju duhet kohë që “dilerët” Remi e Haraqija ta kryejnë pazarin!!!”, ka thënë Nitaj.

Ai e ke vlerësuar se hyrja e Vetëvendosjes në koalicionin me LAN-in, është vendimi më normal i disa muajve të fundit. Ai disa analistë i ka quajtur shumë të paditur.

Flora Brovina është shndërruar në një person tragjikomik!

Gazeta Blic: Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina mori vendim për shtyrjen e seancës edhe për një javë. Blloku e quajti skandaloz këtë vendim, ndërkohë që mediet raportuan se PDK ka pasur problem me tre deputetë të saj.

Si e vlerësoni një vendim të Brovinës?

Muharrem Nitaj: Zonja Brovina nuk ka pasur të drejtë e as mandat ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e di nëse vendimi për shtyrje është skandaloz, por se është krejt jonormal kjo nuk ka asnjë mëdyshje. Zonja Brovina po ma kujton nje tjetër zonjë të moshuar, Doris Pack, e cila akoma nuk po mbushet mend se e ka kohën të merret me vjeshtën e jetës së saj e jo me pilitika të mëdha. Kam përshtypjen se të dyja këto zonja, janë shndërruar në persona tragjikomike!

Gazeta Blic: Mendoni se me këtë shtyrje PDK po mundohet që të blejë kohë në mënyrë që ndërkombëtarët të ndërhyjnë e t’ia bëjnë numrat PDK-së, apo mendoni se mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër?

Muharrem Nitaj: Se PDK-së i duhet më shumë kohë e kanë kuptuar edhe ata që nuk marrin vesh nga kjo punë. E mori gjithë kohën e mundshme nga Gjykata Kushtetuese. E shfrytëzoi edhe argatllëkun e zonjës Brovina për ta shtyer mbledhjen. Unë pres që të ketë edhe marifetllëqe të tjera. Nuk do të befasohesha sikur PDK të kërkonte të shtyhej mbledhja edhe për arsye krejt banale. Por nuk e besoj që PDK po e shtyen procesin për të ndërhyrë ndërkombëtarët, sepse ata këtë herë duket se nuk do të jenë aleatë të këtyre makinacioneve, por po duket se ju duhet kohë që “dilerët” Remi e Haraqija ta kryejnë pazarin!!!

Vendimi i VV-së për hyrje në koalicion, më normali i muajve të fundit
Gazeta Blic: Hyrja e Vetëvendosjes në koalicion me LAN-in sikur befasoi shumë qytetarë e analistë politikë.

Si e shihni hyrjen e Vetëvendosjes në koalicion me LAN-in?

Muharrem Nitaj: Ndoshta vendimi më normal i disa muajve të fundit ka qenë pikërisht hyrja e VV në koalicion me LAN-in. Kur shqiptarët nuk e kanë shumicën parlamentare, analistët thonë se nuk bëhët qeveria me pakica. Ndërkaq kur kjo ndodhë, ata nxjerrin do shkokla të tjera. Për mua vendimi i VV-së tregon pjekurinë e kësaj force politike për të marrë përgjegjësi për vendin e jo për të kundërshtuar gjithcka, sic ka ndodhur gjatë gjithë historisë së VV-së.

Gazeta Blic: Presidentja Jahjaga përkundër krizës politike duket se nuk do të ndërhyjë. Mendoni se ajo po vepron drejtë, apo e ka gabim me këtë mosveprim të saj?

Muharrem Nitaj: Presidentja mund të ndërhyjë kur dështon gjithçka. Tash akoma është herët. Ka dështu vetëm një mbledhje e Kuvendit. Kjo një dhe e dyta, presidentja mund të ndërhyjë kur ja japin “lejen”! Njerëzit e dijnë se ajo ka pushtet por s’ka fuqi, prandaj kur po i lexoj disa ideatorë të thonë se është koha e fundit që të ndërhyjë presidentja, po më vjen me qajtë nga inati! O zot po të padishëm janë!

Të enjten pres përsëritjen e cirkusit të Brovinës

Gazeta Blic: Çka prisni nga seanca konstituive e së enjtes?
Muharrem Nitaj: Nëse deri të enjten nuk do të ketë një sinjal të qartë nga “diplomacia” përendimore, se në anën e kujt janë, nuk pres asgjë. Pres që të përsëritet cirkusi i zonjës Brovina dhe i deuptetëve “dallkaukë” në të gjitha frontet.

Gazeta Blic: Së fundi në opinion kanë lindur edhe ide që Blloku ta votoj kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar. A mund të prishej blloku në një situatë të tillë?

Muharrem Nitaj: Po kjo shpjegon se sa të padishëm jemi. Në vend të atyre që janë në garë e në pazarë, ne i bëjmë llogatitë për ta. Ne ju gjejmë zgjidhje. Kështu po veprojnë edhe do pensionistë të tjerë siç janë Nexhat Daci e Eqrem Kryeziu. Ata i kanë zgjidhjet në mëngë. Tash jemi në hall jo vetëm nga humbësit por edhe nga pensionistët. Thonë që burrat që s’kanë çka bëjnë, janë të mërzitshëm edhe në shpi edhe në çarshi. Politikanët, analistët, popullata por dhe pensionitët duhet të mbushen mend njëherë e mirë dhe ta mbrojnë ketë vend i cili po rrëshqet në anarki se institucionet e këtij vendi i krijon ai që i ka votat e askush tjetër. Çdo përpjekje për të shpikur zgjidhje të tjera, është hipokrizi dhe dmth të jeshë hasmi i vendit tënd!

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit