16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Obama: Kur isha i ri edhe unë u përballa me diskriminim

OBAMA 9Ajo që është absolutisht e vërtetë është se unë nuk mund të zgjidh secilin problem. Por, ajo që ne mund të bëjmë është të përcaktojmë kundërvajtësit ekriminelët. Por, nëse pyesni historianët , unë kam qenë shumë i përmbajtur në vendimet ekzekutive. Sidomos në lidhje me emigracionin, kam qenë shumë i përmbajtur. Edhe unë kur isha i ri, jam përballur me raste diskriminuese. Por, mendoj se ka përmirësime sa i përket racizmit. Nëse Clinton vendos të kandidoi atëherë ajo do të jetë një Presidente e madhe. Për periudhën e mbetur dua që të bëj vetëm një gjë, që qeveria të punojë pak më mirë për njerëzit e zakonshëm. Flet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Në Washington keni pasur një turmë mjaft miqësore, por, po ashtu keni pasur një reagim mjaft të ashpër nga republikanët për emigracionin. Pastaj ka pasur reagim që kanë thënë se veprimi juaj i ngjau një perandori dhe se ju keni dëmtuar presidencën. Cila është përgjigjja juaj?

Obama: E po, përgjigjja ime është që të kalojë ligji. E vërteta është se Senati ka bërë një punë të mirë në përpilimin e një projektligji dypartiak, që shumë do ta kishte përmirësuar sistemin tonë të emigracionit dhe dëshira ime është që ky problem të ketë një zgjidhje legjislative.

Por, nuk ndodhi

Obama: Nuk ndodhi për arsye se kryetari i Kongresit nuk nxori kërkesën në votim. Ka kohë edhe disa javë që ta thërrasë projekt ligjin në votim, ose të punojë me mua dhe me demokratët për një ligj të ri.

Ai ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Obama: Dhe çështja është se në fund të fundit, Kongresi ka një përgjegjësi për t’u marrë me këtë çështje. Janë disa gjëra që unë nuk mund t’i bëj i vetëm. Unë kam autoritet ligjor që përpiqem ta bëjë sistemin sa më të mirë, duke pasur parasysh që kemi kufizime të resurseve.

Por, ju keni bërë më shumë se sa që është menduar. Gjatë këtyre dy viteve të fundit, disa herë jeni pyetur nëse mund të bëni më shumë dhe ju keni thënë Jo, sepse jeni jashtë fleksibilitetit administrative. Por, çfarë ndryshoi?

Obama: Kjo nuk është e vërtetë, sepse shpesh herë jam pyetur “ A mund t’i ndaloni internimet?” dhe unë jam përgjigjur ‘ Jo, nuk mundem.”

Jo, por unë kam të drejtë…

Obama: Vazhdo

Në një bisedë në Google, në mënyrë të prerë jeni pyetur se “Çfarë mund të bëni për të parandaluar shkatërrimin e familjeve?” dhe ju u përgjigjët, “ Unë nuk jam perandor, jam jashtë fleksibilitetit administrativ.”

Obama: Ajo që është absolutisht e vërtetë është se unë nuk mund të zgjidh secilin problem dhe ende nuk kam mundësi të zgjidhë problemin në tërësi. Por, ajo që ne mund të bëjmë është të përcaktojmë kundërvajtësit, kriminelët që kanë ardhur kohëve të fundit, njerëzit që vijnë ilegalisht drejt kufirit dhe të pranojmë ata që kanë qëndruar më shumë se pesë vite, ata që mund të kenë fëmijë të lindur në Amerikë, dhe nuk ka kuptim që ne t’i trajtojmë ata kur e dimë se ne kemi nevojë për shumë resurse.

Por, a është e drejta juaj që të merrni vendim?

Obama: Absolutisht. Nëse e shikoni, çdo president, republikan ose demokrat , ka bërë të njëjtën gjë. George H.W Bush, në atë kohë, kishte siguruar një ndihme të ngjashme për rreth 40% të personave që nuk kanë pasur dokumente.

Por, ju e dini përgjigjen e Reagan-ve, por në këtë rast, ata ishin me dy parti dhe kishin vepruar pasi u miratuan ligjet, jo sepse Kongresi nuk kishte vepruar.

Obama: Nuk jam i sigurt nëse kjo do të thotë që të jenë në favor. Nëse Kongresi ka vepruar në mënyrë specifike dhe ka lënë diçka jashtë, dhe pastaj një President vazhdon përpara dhe bën më shumë se sa që Kongresi ishte dakorduar, nuk bën ndonjë ndryshim. Është e njëjta gjë. Fakti është se tek ne, gjatë gjithë kohës ushtrohet pushteti akuzues. Dhe, ju e dini, që përgjigjja kryesore që kam unë për kryetarin Boehner dhe tjerët është që të vazhdojmë tutje dhe ta kalojmë legjislacionin. Ata nuk kanë nevojë për mua që të veprojnë. Në fakt, unë i inkurajoj ata që të veprojnë. Së pari kemi siguruar kufijtë, së dyti duhet të përqendrohemi tek njerëzit që duam t’i përjashtojmë nga kjo procedurë dhe së treti, çfarë na lejohet të bëjmë është që tu themi njerëzve të cilët kanë një kohë të gjatë këtu që të regjistrohen, por që fillimisht do të hetohen mbi ndonjë krim dhe që do të bëhen pagues të rregullt të taksave. Nuk ka pse na duhet një sistem që i lejon ata të jetojnë nën hije, dhe nuk ka kuptim që ata të përfitojnë nga jetesa këtu dhe mos të kontribuojnë.

Si mund t’i përgjigjeni argumentit, që presidenti i ardhshëm, kërkon taksa të ulëta. Kongresi nuk e miraton dhe thotë se nuk do të ndjekë penalisht ata që nuk paguajnë taksat mbi fitimin kapital.

Obama: E vërteta është, se arsyeja që ne duhet të bëjmë pushtetin akuzues rreth imigrimit është se ne e dimë që nuk jemi në gjendje të merremi më njerëzit të cilët kanë jetuar këtu për një kohë të gjatë. Pjesa më e madhe e njerëzve duhet ta kuptojnë se ata duhet të pagunë taksa, dhe gjatë auditiveve duhet të zgjedhim njerëzit që kanë pasur shumë gjasa rreth mashtrimit. Nuk jemi duke shkuar pas miliona e miliona njerëzve që e dimë që janë këtu dhe që janë duke përfituar nga pagat e ulëta, ose nga pastrimi i parave, ose që kërkojnë rrugë tjera, dhe pastaj papritmas dëgjon politikanët duke thënë, ose duke sugjeruar, që të gjithë ata ne duhet t’i deportonim. Të gjithë e dinë, duke përfshirë edhe republikanët, se ne nuk do ta bëjmë deportimin e 11 milion njerëzve.

Pra, ju mendoni se do të jetë e ligjshme që një president i ardhshëm ta bëjë këtë argument?

Obama: Në lidhje me taksat? Absolutisht jo. Por, e vërteta është, që deri me sot ne nuk kemi audituar secilin person, por presim që njerëzit të vazhdojnë tutje dhe respektojnë ligjin. Në kemi resurse të limituara dhe duhet të sigurohemi në prioritetin e këtyre njerëzve të rrezikshëm dhe duhet të pranojmë të gjithë ata që kanë pranuar veprimet e tyre, pastaj Kongresi e pranon përmes buxhetit të tyre, që do të thotë se ne nuk po bëjmë biznes për deportimin e miliona njerëzve ose familjeve të ndara.

Ted Cruz thotë se Republikanët duhet të bllokojnë çdo emërim që shkon para. Miku juaj, Senatori Tom Coburn pyet i habitur për dhunë të mundshme. Çfarë mendoni ju në lidhje me këto reagime?

Obama: Ju e dini, që shpesh shumë retorika dalin nga Kongresi, ah dhe Washington-i. Por, unë mendoj që kjo nuk përputhet me atë se çfarë prêt populli Amerikan. Atë se çfarë pret populli Amerikan është se nëse ne nuk pajtohemi me një gjë, atëherë nuk pajtohemi për atë gjë. Dhe, pastaj vazhdojmë punën në diçka tjetër. Një nga zakonet që kemi parë në Kongres, gjatë këtyre katër viteve të fundit, prej se kur republikanët e morën përsipër, është se çdo mosmarrëveshje mbahet peng. Pra, para dy vitesh ishte Obamacare, Affordable Care Act. Dhe ata vendosën, që mos ta aprovojnë këtë ligj.

Ata kanë thënë që këtë radhë nuk do bëjnë një veprim të tillë.

Obama: Pra, nëse ata nuk do të bëjnë një veprim këtë radhë, atëherë ne nuk duhet të kemi problem, sepse ne duhet të jemi në gjendje që të punojmë edhe për një mori çështjesh të tjera…kështu, gjithmonë ka funksionuar demokracia jonë.

Nga pikëpamja juaj, sa ka ndryshuar pushteti ekzekutiv gjatë këtyre viteve?

Obama: Në të vërtetë nuk është se ka ndryshuar. Nëse e shikoni, historia është se unë kam lëshuar më pak veprime ekzekutive, sesa shumica e paraardhësve të mi. Dallimi është të përgjigjja e Kongresit. Dhe në mënyrë të veçantë reagimi i disa republikanëve. Por, nëse pyesni historianët , unë kam qenë shumë i përmbajtur. Sidomos në lidhje me emigracionin, kam qenë shumë i përmbajtur. Por, kam hedhur çdo gjë prapa krahëve dhe do të bëjë gjithçka që mundem që Kongresi të punojë. Sepse, kjo është preferenca ime.

Të flasim për Fergusonin. Secili njeri është duke pritur fjalën e madhe për ta dëgjuar, atë që është fjala e fundit e jurisë. FBI ju ka paralajmëruar për dhunën e mundshme në prag të atij vendimi. Cili është mesazhi juaj për popullin e Fergusonit dhe të tjerëve që tashmë presin të protestojnë?

Obama: Mendoj , se para se gjithash, le të mbahen protesta paqësore. Sikurse e dini, ky është një vend që i lejon të gjithë të shprehin pikëpamjet e tyre. Lejohen të mblidhen ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore, për veprimet të cilat ata mendojnë se janë të padrejta, por jo edhe ta përdorin ngjarjen si justifikim për dhunë. Ju e dini, që unë kam kërkuar nga Eric Holder që të angazhohet jo vetëm me popullin e Fergusonës, por që të angazhohet në një shkallë kombëtare për zbatimin e ligjit dhe të komuniteteve të njerëzve me ngjyrë, të cilët shpesh herë ndjehen se nuk po trajtohen në mënyrë të drejtë. Ndonjëherë, shqetësimet e tyre janë të arsyeshme, ndonjëherë nuk janë. Zbatimi i ligjit do shumë punë. Por, ajo që është e qartë është mungesa e besimit mes komuniteteve dhe kulturave për zbatimin e ligjit, jo vetëm në Ferguson, por nëpër të gjitha vendin.

A brengoseni për këtë?

Obama:Ju e dini, e pamë gjatë verës se si turma, madje jashtëzakonisht paqësore, u morr nga disa banditë që si justifikim kanë plaçkitjen ose vandalizmin. Unë kam thirrur Jay Nixon, guvernatorin e Mitsurit për t’u siguruar në kishte ai një plan për t’u përgjigjur në mënyrë të kujdesshme dhe të përshtatshme, në mënyrë që të zgjidhte protestuesit paqësorë, që nuk ishin pak në numër, nga pjesa e vogël që nuk ishin paqësorë.

Por, në fund, unë kam besim se në qoftë se ne bëjmë një punë më të mirë rreth trajnimit për zbatimin e ligjit dhe për të qenë më të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të komunitetit pakicë, me kalimin e kohës, pastaj besimi mund t’i mbështetë ata pjesërisht, sepse komunitetet minoritare në mënyrë tipike janë subjekt për krim. Ata më shumë kanë nevojë për zbatimin e ligjit më shumë se kushdo tjetër, për shembull, në vendlindjen time në Çikago, të cilën duan të shohin më shumë policë, por ata duan të sigurohen se policia është e trajnuar në mënyrë që ata të bëjnë dallimin në mes të një gangster dhe një fëmije që vetëm është veshur si gangster, në të cilin rast fëmija është shumë i mirë dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Një nga heronjtë tuaj, John Lewis, ka sugjeruar se nëse në këtë rast nuk ka aktakuzë, do të ishte një dështim i drejtësisë dhe një tjetër pikë kthese si ‘Selma’. Jeni dakord me këtë?

Obama: Ju e dini që unë e dua shumë Johnin, por këtë thënie nuk e kam dëgjuar dhe nuk dua të komentoj mbi atë që ka thënë Johni në mënyrë specifike. Por, unë do të thosha, se llojet e vazhdueshme të problemeve që kemi me policinë dhe me komunitetet me ngjyrë nuk janë të gjitha të llojit Selma. Nuk jemi duke diskutuar për ndarje sistematike dhe diskriminuese. Janë probleme që zgjidhen, nëse zyrtarët e zbatimit të ligjit janë të hapur për llojin e trajnimeve dhe praktikave.

Një nga gjërat për të cilat unë kam qenë krenar, kur isha në legjislaturën e shtetit, Illinois, në Springfield, ishte që t’i kaloja dy ligje, profilizimin racial dhe për marrjen në pyetje të policisë. Dhe në çdo rast që kam punuar me policinë, si atë të shtetit dhe lokale, përfunduam në fakt duke bërë një punë më të mirë, sepse kishte më shumë besim dhe ankesat në lidhje me zbatimin e ligjit tashmë kishin filluar të zvogëloheshin. Pra, ne e dimë se si duhet vepruar dhe komunitetit i takon pastaj të zbatojë ligjin.

A do mendoni se do të kishte kuptim që ju të shkoni në Ferguson pas këtij vendimi?

Obama: Do pres dhe do shoh se çfarë përgjigje do më vijnë. Por, ajo që ka kuptim jo vetëm për mua, por për tërë administratën time është që të jemi të gatshëm të punojmë si partnerë në nivelin shtetëror dhe lokal dhe të shohim se si mund t’i trajtojmë këto çështje sistematike.

Po në lidhje më çështjet më të mëdha racore? Unë jam habitur, nga një sondazh që kam parë kohëve të fundit, ku thuhej se prej vitit 2009 numri i afro-amerikanëve mendojnë se çështjet raciste nuk janë duke u përmirësuar aspak.

Obama: Sikurse e dini, ka batica dhe zbatica. Nga përvoja ime, mendoj se kjo çështjet sa i përket racizmit janë duke u përmirësuar. Ne jemi gati në të njëjtën moshë dhe nëse mendoni për jetën tonë, në vendet ku kemi udhëtuar, nuk mund të thuhet në asnjë mënyrë që marrëdhëniet racore po përkeqësohen më shumë se siç ishin 10, 20 apo 50 vite më parë. Në ditët e sotme, këto raste marrin më shumë vëmendje, se sa para 20, 30 viteve, sepse atë kohë nuk ishin filmuar.

…e dinë që të gjithë…

Obama: Tani, e di si është, dikush ka kamerë, e ruan edhe tjerët kanë mundësi ta shohin…

…që ndoshta nuk është edhe aq keq pse e bëjnë…

Obama: …e cila patjetër që është gjë e mirë. Do të thosha që ka kuptim të mirë kjo, sepse e kam thënë edhe më parë, kur isha i ri, jam përballur me raste diskriminuese, por ka kohë që kanë ndodhur dhe në anën tjetër nuk e kuptoj se pse njerëzit kanë kaq shumë shqetësime dhe mosbesim. Jo pse janë mohues, por nuk e kanë përjetuar vetë, prandaj. Dhe kështu, kur njerëzit fillojnë të shohin këto raste, atëherë ata fillojnë duke thënë ‘në rregull, ndoshta ne e kuptojmë se për çfarë po flasim’. Por, është e rëndësishme që mos të reagojmë. Në demokraci, progresi është në rritje. Ju e dini mirë, që ndonjëherë janë disa gjëra që të kthejnë pas, por mendoj se trajektorja e përgjithshme është pozitive.

E dini që edhe ju, njëjtë si Presidenti Rouhani, i keni disa kufizime. Ai e ka Ayatollahun, ju e keni Kongresin.

Obama: Irani nuk ka fuqi që të shpërthejë, njëjtë sikurse unë që nuk kam fuqi të bindë Kongresin, por unë mund ta bind popullin amerikan rreth gjerave të drejta janë për tu bërë. Qëllimi ynë nuk veprimet ushtarake t’i kemi si mjet të parë, qëllimi ynë është të zgjidhim një problem të veçantë, i cili na siguron se Irani nuk do të bëjë garë më armë bërthamore, nuk mund të kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të kërcënojë një aleat si Izraeli. Nëse jemi në gjendje të përmbushim këtë qëllim, nëse unë dhe ekspertët e mi jemi të sigurt për këtë, nëse ato nuk do të shpërthejnë, atëherë mund t’iu them se kemi mekanizma verifikues në vend.

Pastaj, Irani i bashkohet luftës kundër ISIS-it?

Obama: Irani tashmë është duke luftuar me ISIS-in përmes surrogateve të tij. Nuk mendoj se do të jemi aty shpejt, për arsye të koordinimit të aktiviteteve ushtarake me Irain, sepse mbajeni mend ne ende e kemi problemin bërthamor, ende e kemi problemin e Iranit për sponsorizimin e aktiviteteve terroriste në rajon, ende kemi problem në drejtim të qëndrimit të tyre nga miqve si Izraeli, pra do të jetë një rrugë e gjatë rreth normalizimit të raporteve mes nesh edhe Iranit. Ndoshta mund të fillojë një proces i gjatë për stabilizimin e marrëdhënieve mes nesh edhe Iranit, por edhe në mes Iranit dhe vendeve të tjera të botës. Në fund të fundit, unë mendoj se kjo do ishte një gjë e mirë për popullin e Iranit. E dini që Irani është një vend i sofistikuar, me plot talente. Irani nuk është sikur Korea e Veriut, që është vend plotësisht i izoluar dhe jofunksional. Do të thotë që ata kanë mundësi, dhe me të vërtetë mendoj se ai vend mund të lulëzojë. Dyshoj që Presidenti Rouhani do të donte të kapte një shans të tillë, por në fund të fundit ai duhet të merret me politikën e tij dhe ai nuk është vendimtari i vetëm brenda Iranit, ai është Udhëheqës Suprem.

Si janë relacionet tuaja me sekretaren Clinton, sepse ajo tashmë po bëhet gati që të konkurrojë si Presidente? A do të koordinoheni? A do ta ketë ajo bekimin tuaj?

Obama: Hm, ajo nuk më ka njoftuar në lidhje me këtë. Dua vetëm t’iu them se së pari ajo është një sekretare e shquar e shtetit dhe së dyti ajo është mikeshë e mirë.

Bisedoni me të rregullisht?

Obama: Patjetër, dhe së treti mendoj që ajo dhe një numër i kandidatëve të mundshëm demokrat, do të ishin presidentë kolosalë.

Numra tjerë…?

Obama: Madje, edhe unë jam shumë i interesuar që pasuesi im të jetë demokrat. Kështuqë, e tëra që unë mund ta bëjë është të sigurohem se kushdo që të jetë kandidat, të jetë i suksesshëm. Nëse ajo vendos të kandidojë, atëherë mendoj se do të jetë një kandidaturë e vështirë dhe mendoj se ajo do të jetë një presidente madhe.

Dua të di si ndjehesh, pasi fushata vetëm sa ka filluar? Mendoni ta merrni këtë pozitë edhe njëherë apo jeni i gatshëm t’ia lini dikujt tjetër?

Obama: Kur mendoj për dy vitet e ardhshme, dua që këtë periudhë të bëj vetëm një gjë, që qeveria të punojë pak më mirë për njerëzit e zakonshëm. Këtë ua kam thënë edhe kabinetit tim dhe stafit tim në Shtëpinë e Bardhë. U thashë ‘njerëz, të gjithë ju, jeni në krye të institucionit më të fuqishëm në botë. Ju jeni përgjegjës për miliona amerikanë dhe për miliarda njerëz në mbarë botën dhe do të punoni pa ndërprerje rreth sigurisë dhe zhvillimit që ne ofrojmë’. U thashë, ‘ edhe nëse Kongresi nuk bën asgjë edhe nëse ju nuk paguheni më shumë, ju do ta kuptoni se kemi punuar për një të ardhme më të mirë, në mënyrë që edhe fëmijët që nuk janë në gjendje të përballojnë një kolegj, ta marrin atë. Kështu që dikush edhe nëse nuk e ka një punë, të ketë mundësi të marrë një punë ose të marrë trajnime për tu përgatitur për punë.’ Dhe nëse unë do jem në gjendje ta bëj këtë, për dy vitet e ardhshme, atëherë mendoj se jo vetëm që i kam shërbyer popullit amerikan në mënyrën më të mirë, por mendoj se edhe mund të kem një pasues të mirë.

Faleminderit për intervistën

Obama: Kënaqësia ishte e imja!

Abcnews.go.com

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Lajmet e Fundit