12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ramush Haradinaj: Gjykata nuk mund ta mohojë fuqinë tonë politike

Ramush Haradinaj 1Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mohojë të drejtën e shumicës në Kuvend për ta propozuar Kryeparlamentarin. Ne e kemi shumicën politike për të qeverisur dhe mund të gjejmë zgjidhje kur dështon PDK’ja. Ne nuk negociojmë me PDK’në për postin e Kryeparlamentarit; nuk mund ta shpërblejmë një parti që s’ka bërë asgjë të mirë për vendin. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK’së, flet për Gazetën Express.

Express: Cili është komenti juaj për njoftimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK’së?

R. Haradinaj: Njoftimi për media i Gjykatës Kushtetuese nuk e shpjegon vendimin në tërësi dhe është i pa komentueshëm prej meje. Ajo çka mund të them është se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur t’i ikë ose të mohojëi të drejtën e shumicës politike, në këtë rast, LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve për kandidaturëne Kryetarit të Parlamentit. Ne presim të na njihet e drejta në kandidaturë sikurse në situatën për mandatarin e Qeverisë.

Express: Ju prisni që kur të publikohet Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor tuajin?

R. Haradinaj: Jo në favor tonin, sepse këtu po shihet se është një gjendje jo aq e qartë në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, ajo çka presim ne është se është e pamundshme t’i mohohet opozitës, tash shumicë politike LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve, e drejta në kandidim. Dhe, ne presim që në këtë kandidim ta zbatojmë në seancën e ardhshme. Na vjen keq që duhet të përsëritetvotimi dhe të gjitha ato aspekte, të cilat janë kaluar. Mirëpo, rezultati do të jetë i njëjtë, Kryetari Mustafa do të jetë Kryetar i Parlamentit.

Express: Meqenëse, Gjykata Kushtetuese po e njeh si Grupin më të madh Parlamentar PDK’në si fituese e zgjedhjeve, si mund të vini ju në shprehje të rikandidoni, ju si Grup Parlamentar, Isa Mustafën për të udhëhequr Kuvendin, pasi në Rregulloren e Punës së Kuvendit përmendet se të drejtën për të propozuar Kryetarin e ka vetëm grupi më i madh parlamentar?

R. Haradinaj: Këtu shihet se Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar edhe aspekte të procedurave të brendshme të Kuvendit. Pra, çështja që i ka rregulluar Rregullorja. Shpresoj se ata vetë e kanë dhënë klauzolën përmes së cilës kandidatura do të ndodh. Megjithatë, shumica në Kuvend mund të prodhojë një zgjidhje. Në rast se të bllokimit dhe në rast se partia e parë që iu ka dhënë e drejta për të kandiduar nuk e zgjedh Kryetarin e Parlamentit, atëherë, nuk parashihen zgjedhjet nëse nuk zgjedhet Kryetari i Parlamentit, por grupet tjera parlamentare me siguri se do ta japin alternativën. Pra, do të gjendet një mënyrë e kandidimit. Kjo është qartësuar në Vendimin e Gjykatës dhe shumica politike të jep një zgjidhje dhe të formohen institucionet. Në këtë rast, ne në çdo variant e kemi zgjidhjen. Kemi shumicën politike për të qeverisur dhe mund të gjejmë zgjidhje kur dështon PDK, e cila ka mbetur e vetme pa asnjë partner politikë.

Express: A jeni në gjendje si Bllok politik të bëni lëshime dhe të negocioni pozitën e Kryetarit të Parlamentit. Pra, a jeni ju në gjendje t’ia jepni PDK’së pozitën e Kryeparlamentarit dhe të vazhdoni me formimin e Qeverisë?

R. Haradinaj: Shikoni, PDKnuk i ka bërë ndonjë shërbim ndaj vendit që ta shpërblejmë. Ne s’kemi asnjë marrëveshje të caktuar me PDK’në. Ne jemi përcaktuar për ndryshime të plota. Qëndrojmë për këto ndryshime të plota. I gjithë blloku politik, përfshirë LDK’në, AAK’në, NISMA, Vetëvendosje e partnerët e tjerë jemi dakorduar për ndryshime. Pra, nuk do të hyjmë në asnjë aranzhman me PDK’në. Në rast se i është njohur e drejta në kandidaturë, në do të presim që ata ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe ne do të provojmë të drejtën tonë, për t’i dhënë zgjidhje institucioneve. Ne e kemi të garantuar zgjidhjen dhe i japim zgjidhjen vendit. Nuk e çojmë vendin në krizë, nuk pengojmë ndërtimin e institucioneve. Përkundrazi, ne i japim zgjidhje sepse kemi shumicën politike në Kuvend.

Express: Vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese a çon vendin më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, apo jo?

R. Haradinaj: Jo. Ky vendim, përkundrazi. Në rast se e ka paraparë të drejtën për kandidaturë për LDK-AAK-NISMA, atëherë, në njëfarë mënyre, ripërsërit atë që ndodhi në seancën e kaluar. Por, edhe me një ndryshim, sepse i ka dhënë mundësi edhe njëherë PDK’së me përsëritë dështimin që i ka ndodhur në Kuvend, ku PDK kandidoi kandidatin e tyre, por nuk e zgjodhi. Do të thotë e ka kthyer edhe njëherë mundësinë të përsëritet seanca, por nuk ndryshon gjendja në vend. Sepse kandidatura e LDK-AAK-NISMA ofron zgjidhje për vendin. Pra, nuk jep zgjedhje por zgjidhje për ndërtimin e institucioneve të vendit.

Më Shumë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit