10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Së pari dialog e pastaj protesta nëse nuk rriten pagat për 25 përqind

Haxhi ArifiKryeministri Isa Mustafa duhet t’i respektojë zotimet e Zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, për rritjen e pagave për 25 përqind për katër vitet e ardhshme. Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi takim me Shefin e ri të Qeverisë dhe ne do ta shfrytëzojmë dialogun. Nëse dështon dialogu atëherë s’përjashtohen protestat dhe grevat. Nga Qeveria dhe Kuvendi do të kërkojmë, po ashtu, shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, flet për Express.

Express: Cilat do të jenë hapat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nëse nuk rriten pagat për 25 përqind ashtu qysh ka premtuar ish-Kryeministri Thaçi?

H. Arifi: Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë si Sindikatë pas deklarimeve të Kryeministrit të ri sepse për vitin 2015 është premtuar nga ish-Kryeministri se do të ketë rritje të pagave për shërbyesit civilë për 25 përqind. Kurse, për katër vitet e ardhshme rritja është premtuar se do të jetë 100 përqind. Pra, për çdo vit nga 25 përqind. Ne do të kërkojmë një takim me Kryeministrin Mustafa sepse organet tona do t’i shqyrtojnë këto lëvizje dhe ne para se të dalim me qëndrim zyrtar kemi pasur takime me Federatat Sindikale se çfarë të veprojmë më tutje. Kryesia ka marrë vendim të dalim me qëndrim dhe sigurisht se ne do të kërkojmë dialog dhe përmbushje të zotimeve. Zotimet e dhëna nga Kryeministri i kaluar, Hashim Thaçi duhet të zbatohen sepse tash ai është Zëvendëskryeministër i Isa Mustafes. Besoj se dialogu do të jetë pika e parë e kontaktit dhe diskutimeve jo vetëm rreth ngritjes së pagave por edhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me punëtorët.

Zotimet e dhëna nga Kryeministri i kaluar, Hashim Thaçi duhet të zbatohen sepse tash ai është Zëvendëskryeministër i Isa Mustafes
Express: Rrjedhimisht, ju nuk i përjashtoni as protestat nëse nuk mbahet premtimi për rritjen e pagave?

H. Arifi: Ne do të shfrytëzojmë dialogun por kur të shterët dialogu ne i kemi organet dhe mund të marrim ato vendime që nuk i dëshirojmë asnjëherë. Ne me Statut dhe me konventat ndërkombëtare, por edhe me Ligjin për organizimin sindikal, që të kërkojmë të kemi protesta dhe greva. Kjo është kërkesë pastaj e Federatave Sindikale që janë në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës.

Express: Cila do të ishte shifra e rritjes së pagave, pasi Kryeministri i ri tha se rritja duhet të bazohet në rritjen ekonomike që e ka Kosova?

H. Arifi: Kryeministri në fillim ka kërkuar ashtu por ne do të kërkojmë takim dhe do të kërkojmë respektimin e premtimeve. Ne kemi hequr dorë nga realizimi i disa premtimeve për shkak të rrethanave dhe kemi pasur mirëkuptim për shkak të mosngarkimit të buxhetit. Pasi të ulemi dhe do të bisedojmë. Nëse nuk realizohet ai 25 përqindëshi, sigurisht, se do të kemi pastaj edhe takime tjera me udhëheqjen tona dhe do të vendosim çka më tutje. Mirëpo, të gjitha opsionet janë të hapura.

Nëse nuk realizohet ai 25 përqindëshi, sigurisht, se do të kemi pastaj edhe takime tjera me udhëheqjen tona dhe do të vendosim çka më tutje. Mirëpo, të gjitha opsionet janë të hapura
Express: Kur është rritur çmimi i energjisë elektrike keni paralajmëruar se do të kërkoni nga Qeveria dhe Kuvendi i ri të shfuqizohet ky vendim. Cilat kanë qenë veprimet e BSPK’së në këtë drejtim?

H. Arifi: Meqenëse është një kohë e gjatë pa institucione, mirëpo, ne edhe atëherë patëm kërkuar që mos të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga Rregullatori i Energjisë, për shkak se ata i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. Sepse dihet se Kuvendi është ai që i monitoron dhe Rregullatori nuk ka pasur të drejtë ligjore të rrisë çmimin e energjisë elektrike pa marrë vendimin edhe deputetët. Ata e kanë shfrytëzuar mungesën e Kuvendit dhe sigurisht se ne do të veprojmë tani dhe do të kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi të shfuqizojnë këtë vendim. Ai vendim i ZRRE’së duhet të tërhiqet sepse është i jashtëligjshëm. Është bërë edhe një peticion me mbi 35 mijë nënshkrime do t’ju dërgohen këtyre institucioneve.

Express: Express: Sipas deklarimeve të BSPK’së, SBASHK’ut viti 2015 do të jetë vit i kërkesave të sindikatave?

H. Arifi: Jo vetëm ky vit, edhe vitet tjera, Sindikatat do të kenë kërkesat e tyre, të cilat do të insistojmë të përmbushen.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit