14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

S’kemi pse t’i trembemi tribunalit

LisenBashkurti-AKPresidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, njohës i së Drejtës Ndërkombëtare, ka vlerësuar se Kosova nuk duhet t’i trembet themelimit të një tribunali për krimet e pretenduara të UÇK-së dhe ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se një vend që tenton dhe synon ta realizojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës nuk duhet të ketë frikë nga gjykatat. Bashkurti ka thënë se prej vitit 1999 e deri më tash Kosova ka dalë faqebardhë në ballafaqimet me drejtësinë ndërkombëtare për faktin se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë në përputhje me parimet dhe zakonet e luftës. “Mendoj se Kosova nuk ka asnjë arsye t’i trembet ballafaqimit me të drejtën ndërkombëtare dhe me institucionet e së drejtës ndërkombëtare.

Një qëndrim i hapur dhe bashkëpunues, mendoj se është më pozitiv për Kosovën, është më pozitiv për ndriçimin e vlerave të luftës, është më pozitiv për konsolidimin e demokracisë dhe është më pozitiv për imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Bashkurti. Ai ka deklaruar se mosbashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare do t’i sillte probleme Republikës së Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. “Një qëndrim rigjid dhe i mbyllur vetëm do të shtonte dyshime dhe do të krijonte probleme të mëdha në marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, me institucionet e së drejtës ndërkombëtare dhe me të drejtën ndërkombëtare penale të luftës”, është shprehur Bashkurti. Sipas tij, vetë prania e EULEX-it tregon se Kosova ka probleme me kredibilitetin e institucioneve të drejtësisë, profesionalizmin, pavarësinë dhe besueshmërinë ndërkombëtare të institucioneve të drejtësisë.

“Për të fituar këto katër elemente, bashkëpunimi me gjykatat e huaja, sidomos me ato që janë në varësi të OKB-së dhe të BE-së, mendoj se i shëndetëson institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe i shërben qartësimit edhe të atyre akuzave dhe përpjekjeve që bëhen për t’u hedhur baltë vlerave të luftës. Unë mendoj se Kosova duhet të jetë e hapur”, ka deklaruar Bashkurti.

Ai është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja ka qenë aleancë e lirisë.

“Në opinionin politik dhe publik të Kosovës nuk duhet të ketë panik për tribunalin. Nuk ka asgjë për panik. Kosova ka bërë një luftë të hapur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një ushtri që ka lënë vlera të nderuara. UÇK-ja nuk ka luftuar jashtë territorit të Kosovës. Ky është elementi i parë i rëndësishëm. Ajo ka lindur dhe ka luftuar brenda territorit të Kosovës, pra nuk është një ushtri ekspansive. Së dyti, UÇK-ja nuk është një ushtri që është financuar nga burime të errëta”, ka thënë Bashkurti.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit