16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Tahiri: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se qeveria e re e Serbisë duhet ta ndryshojë qasjen joevropiane që ka ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj Kosovës. Ajo ka treguar se deri më tani të gjitha partitë politike në Serbi kanë pasur qasje të njëjtë ndaj Kosovës dhe nuk pret ndonjë ndryshim të qasjes as nga qeveria e re.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tahiri ka vlerësuar se ndërrimi i kësaj qasje është në interesin e vet Serbisë. Tahiri, e cila gjatë dialogut në Bruksel ka pasur rastin të dialogojë edhe me Ivica Daçiqin dhe Aleksandër Vuçiqin, thotë se për nga mendësia politike deri tash ata nuk janë dalluar, kanë qenë të njëjtë në kuptimin e nacionalizmit. Sipas saj, fitorja e thellë në zgjedhje e kryeministrit të ri serb, Aleksander Vuçiq, mund të sjellë një proces më efektiv në aspektin e vendimmarrjes.

“Ndryshimet që janë bërë me zgjedhjet në Serbi sigurisht se do të kenë edhe rezultate të tjera për kryeministrin, duke marrë parasysh partinë që i ka fituar këto zgjedhje. Sa i përket rrjedhës së dialogut, një ndryshim do të jetë, sepse kryeministri i ri i shtetit fqinje, Serbisë, do të jetë një njëri i votuar për dallim prej Daçiqit, i cili ka qenë nga një parti minoritare në qeveri dhe shpesh nuk ka mundur të marrë vendime dhe është dashur ta ftojë zëvendëskryeministrin e votuar për të marrë vendime. Pra, në kuptimin e vendimmarrjes mund të shohim një proces më efektiv”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se një ndryshim që kjo qeveri duhet të sjellë është që Serbia më në fund të ketë sjellje evropiane edhe ndaj shteteve fqinje, përfshirë Kosovën.

Tahiri ka thënë se është në interesin e Serbisë që sa më shpejt ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Kjo është prej kushteve kryesore që Serbia të ketë një rrugë sa më të qartë evropiane”, ka thënë Tahiri. Ajo ka thënë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë dhe ato të Bashkimit Evropian në vjeshtë do të ndikojnë të mos ketë tema të reja në dialog gjatë kësaj periudhe.

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit