-2.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2020

Investimet e huaja në Kosovë shënojnë rritje

investimeKosova radhitet ndër vendet e fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Sipas të dhënave të raportit të fundit të Konferencës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD), Kosova gjatë vitit të kaluar ishte ranguar vetëm para Maqedonisë dhe Sllovenisë. Ndërkohë zyrtarët thonë se trendi i investimeve ka filluar të shënojë rritje këtë vit.

Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë, që kishin rënë ndjeshëm si pasojë e krizës botërore, tashmë kanë filluar të shënojnë rritje. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas raportit të Bankës Qendrore, investimet e huaja kapën shifrën e 60 milionë e 100 mijë eurove, duke shënuar rritje për 6.7 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por, në raportin vjetor të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Kosova është radhitur ndër vendet e fundit në rajon sa i përket investimeve. Megjithëkëtë, zyrtarët e qeverisë thonë se nuk është më së keqi.

“Bazuar në raportin vjetor të Konferencës për zhvillim të Kombeve të bashkuara, Kosova qëndron në pozitë më të mirë sa i përket investimeve të huaja direkte për vitin 2012 krahasuar me Maqedoninë dhe Slloveninë të cilat i ka lënë prapa me rrjedhën e investimeve të huaja”, ka theksuar zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi.

Istrefi për Radio Kosovën thotë se qeveria e Kosovës që nga viti 2011 është duke u angazhuar për reforma, gjegjësisht thjeshtësimin e procedurave dhe krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes. Njëkohësisht për tërheqjen e investimeve ka ndërmarrë një varg aktivitetesh, konform strategjisë së investimeve, duke përfshirë edhe konferencat e shumta jashtë vendit.

Kurse, këtë vit sipas Istrefit janë duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me kompani me renome botërore.

“Këtë vit presim që shumë shpejt të kemi Ligjin për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve të huaja, që do të jetë një garanci për të gjitha bizneset që të vijnë në Kosovë, kemi krijimin dhe finalizimin e zonave të lira ekonomike, në Mitrovicë dhe në Gjakovë”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, sipas raportit të Konferencës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara për vitin 2012, në vendet e Evropës Juglindore vitin e kaluar investimet e huaja arritën vlerën e përgjithshme prej 4.3 miliardë dollarë amerikanë. Në Kosovë ishin investuar rreth 300 milionë dollarë amerikanë, në Slloveni 144 milionë, kurse në Maqedoni 135 milionë dollarë. Ndërkaq më së miri në rajonin e Evropës Juglindore, është radhitur Kroacia me 1.25 miliard, e pasur nga Shqipëria me 957 milion dollarë.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

Agnelli ngre alarmin: Klubet po përballem me ekzistencë, sfidë e madhe për futbollin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë se klubet evropiane përballen me një kërcënim të vërtetë ekzistencial nga pandemia e coronavirusit. Sezoni i futbollit evropian...

Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it, insiston në qeveri gjithëpërfshirëse

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it dhe atë të Bashkimit Evropian, për t’i informuar për hapat që...

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 69 mostrat e marra për testim, 12 prej tyre kanë dalur pozitive, shkruan Gazeta Online...

Arrestohet një person në Rahovec për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës në Rahovec ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda që nga muaji...

Lajm i mirë: Polici me koronavirus ishte në pushim mjekësor, s’kishte kontakt me kolegët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e saj që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Zëdhënsi i policisë, Baki Kelani për lajmi.net ka...

Në tri ditët e fundit, 14 lindje u kryen në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për tri ditët e fundit kanë ardhur në jetë 14 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Shumë qytetarë nuk po zbatojnë orën policore. Por, disa prej tyre po kundërshtojnë edhe policët që po ndalojnë ata që pon dalin atëherë kur...

Suhareka me formë të re për evidentimin e të sëmurëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar një formë të re për evidentimin e të sëmurëve kronik në këtë komunë. Ekipi Mjekësor i...

Hasianët i vënë flakën muzeut etnografik

Në këto ditë karantine, pothuaj e gjithë Shqipëria, vjen një lajm i hidhur, djegia e muzeut Etnografik të Krumës, në Has. Lajmin, apo denoncimin...

Në Retijë të Rahovecit përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot gjatë ditës ka bërë homazhe dhe nderime në fshatin Retijë me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të...

ShBA, regjistrohen 920 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 4 090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të...

Tre fëmijë në Malishevë të prekur me koronavirus

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar për Televizionin T7 se në mesin e të prekurve nga koronavirusi në këtë komunë ka...

Suharekë/ Gjuan me gur policinë në orën policore, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë pasi ka dalë me veturë në kohën kur është e ndaluar. Policia ka urdhëruar që...

Rritja e çmimeve ka rritur punën e mullirit 500-vjeçar në Kushnin të Hasit

Mungesa e miellit në treg ka bërë që të rritet puna në një mulli që bluan vetëm misër. Banorë të rajonit të Hasit të Prizrenit,...

Komuna e Prizrenit shpërndan pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke u kujdesur në përmbushjen e nevojave të familjeve me gjendje të rëndë...

Lajmet e Fundit

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim. Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që...

Abrashi: Partitë po përpiqen të uzurpojnë nga frika e rritjes së Vetëvendosjes, por zgjedhjet janë të domosdoshme

Deputeti nga Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se zgjedhjet janë të domosdoshme pas kalimit të krizës së pandemisë dhe se ky opsion do të jetë...

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për...

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve,...