19.3 C
Prizren
E diel, 9 Gusht, 2020

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren dhe dy të tjerët lirohen nga akuzat për keqpërdorim të mjeteve për javën e dëshmorit

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bashkë me të, nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë liruar edhe dy mësimdhënësit, Bekim Thaqi dhe Bedri Çeku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, e cila tha se një vendim i tillë u mor në mungesë të provave, duke cekur edhe pamundësinë e Komunës së Prizrenit për përcaktimin e dëmit.

Ndryshe, në qershor të vitit 2016,  i akuzuari Çoçaj ishte dënuar me tre vjet burgim efektiv, Thaqi ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim, ndërsa Çeku ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Më 27 shtator 2016, Apeli kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe kishte kthyer lëndën në shkallën e parë për rivendosje.

Sipas Apelit, për tejkalimet e buxhetit duhet të sqarohet nëse janë përgjegjës të akuzuarit në fjalë apo zyrtarët komunalë që i kanë lëshuar mjetet.

Kjo gjykatë, gjithashtu kishte kërkuar që të përcaktohet se sa është tejkalimi i buxhetit, a është shkaktuar dëm, kujt i është shkaktuar dhe kush është përgjegjës, sepse nëse mjetet shtesë janë lejuar atëherë përgjegjësia është te zyrtarët komunalë.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut.

E më pas, më 15 gusht 2019, Apeli kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe kishte kthyer lëndën në rigjykim për të dytën herë.

Gjykata e Apelit, kishte kërkuar që në rigjykim, gjykata t’i administrojë edhe njëherë të gjitha provat në këtë çështje penale dhe të bëjë vlerësimin e provave të administruara.

Gjithashtu, gjykata e shkallës së dytë, kishte kërkuar që të dëgjohet edhe njëherë përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, lidhur me faktin se sa ka qenë dëmi në këtë rast.

Apeli kishte kërkuar që edhe njëherë të dëgjohen ekspertët që kanë bërë super ekspertizën në këtë rast.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2014, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut, të cilët i akuzon se duke qenë drejtorë të manifestimit kulturor “Remzi Ademaj”, kanë keqpërdorur mjetet e ndara për këtë manifestim.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, me qëllim të përfitimit për vete apo tjetrin, secili në vitin përkatës brenda periudhës 2008-2012, kanë përdorur mjetet e derdhura në xhirollogarinë personale të secilit, për të blerë gjera, me të cilat veprime i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Nexhat Çoçaj, po ashtu akuzohet se duke qenë kryetar i këshillit organizativ, ka bërë furnizime nga firma “Bogdani’ pronar i së cilës është vet ai dhe ka tërhequr para nga xhirollogaria e tij, pa iu ditur destinacioni, duke e tejkaluar buxhetin e lejuar në shumën prej mbi 4000 eurove, pa vendim përkatës të komunës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 18 persona...

Kryeministri Hoti inspektoi punimet në rrugën Zhur-Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me disa ministra të kabinetit të tij ka inspektuar punimet në rrugën Zhur-Dragash. Kryeministri Hoti theksoi se është e nevojshme...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, nuk e ka...

Vendbanimi i personave me COVID -19: 8 në Prizren, 1 në Zhur

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID -19 në Prizren. Tetë prej tyre janë me vendbanim në qytet, kurse vetëm një në Zhur.

Plaçkitin një banesë në Prizren – vjedhin para, stoli dhe orë dore

Një burrë ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në banesën e tij, në të cilën kishin vjedhur para të...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prizren për pengim dhe tentim sulmi ndaj policëve

Policia në Prizren ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi kishte penguar dhe kishte tentuar t’i sulmoj zyrtarët policor, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh...

Infermierët kërkojnë dyfishim të pagës së kujdestarisë

18 infermierë dhe mami protestuan në këtë numër me një arsye. Ata po kërkojnë që pikërisht nga 18 euro pagesa e tyre e ndërrimit të...

Kaka: Termin madhështi e kuptova kur luajta për Milanin

Ricardo Kaka, është një prej futbollistëve që ka lënë gjurmë te skuadra italiane e Milanit. Ai kujtohet me shumë nostalgji nga tifozët e ekipit...

Hoti: Qeveria do ta mbështesë Telekomin

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se Qeveria do ta mbështesë Telekomin dhe është duke u bërë plani për rimëkëmbjen e tij. Nga shtëpia, kryeministri Hoti njofton...

Kontrolle të shtuara të policisë në Prizren për parandalimin e COVID-19

Një varg masash janë ndërmarrë nga ana e policisë në Prizren pas aksionit i cili është zhvilluar mbrëmë në kuadër të masave për parandalimin...

Suspendohet zyrtari i Policisë në Prizren, u zu duke bërë seks në motel

Është suspenduar polici që është zënë gjatë detyrës zyrtare duke bërë seks në një motel në Prizren. Rastin në fjalë për GazetaBlic, e ka konfirmuar...

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë. Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe...

Puna nga shtëpia po e nxjerr “jashtë mode” jetesën urbane

Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Barigazzi Rreth 700 vjet më parë, qyteti i Sienës në rajonin e Toskanës në Itali, ishte një qendër...

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra. Ai është dënuar me 1 vit...

Mbiemrat më të përhapur në Shqipëri

Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe...

Lajmet e Fundit

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike,...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

12 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Dje ishin 303 të vdekur kurse sot është njoftuar edhe...