16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ish drejtori i OBSh-së: Koronavirusi do të ‘shuhet natyrshëm’

Koronavirus do mund të “shuhet natyrshëm”, kështu që vaksina nuk do të jetë më e nevojshme, thotë ish drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërsa qeveria britanike ka njoftuar se ka akorduar më shumë se 100 milionë euro për përfundimin e ndërtimit të një qendre kushtuar zhvillimit të vaksinës

Profesori Karol Sikora, Onkolog dhe Zyrtar Kryesor Mjekësor i Shëndetit në ‘Rutherford Health’, tha që ka të ngjarë që publiku britanik të gëzojë më shumë imunitet sesa mendohej më parë dhe se Covid-19 mund të përfundojë duke ‘fikur veten’.

“Ekziston një shans i mirë që koronavirusi të vdesë natyrshëm përpara se të zhvillohet një vaksinë,” shkroi Karol Sikora në profilin e tij në median sociale. “Ne shohim një model afërsisht të ngjashëm kudo – mendoj se kemi më shumë imunitet sesa pritej. Duhet të vazhdojmë të ngadalësojmë virusin, por ai mund edhe të ‘fiket’ vetë”.

Komentet e profesorit Sikora vijnë ndërsa Sekretari i Biznesit Alok Sharma njoftoi se qeveria britanike do të investojë më shumë se 100 milionë euro në ndërtimin e qendrës së parë për prodhimin dhe inovacionin e vaksinave (VMIC) në Mbretërinë e Bashkuar, e cila do të hap dyert e saj në verën e vitit të ardhshëm, 12 muaj përpara afatit.

VMIC, e vendosur në Harus Science and Innovation Campus në Oxfordshire, sipas qeverisë, do të ketë aftësinë të prodhojë doza të mjaftueshme vaksine për të vaksinuar të gjithë popullatën britanike në pak sa gjashtë muaj.

Sir Mark Walport, Drejtori i Përgjithshëm për Kërkim dhe Inovacion në Mbretërinë e Bashkuar, e përshkroi VMIC si “një armë të re kryesore në arsenalin e Mbretërisë së Bashkuar”, e cila do të nxisë garën për zhvillimin e vaksinave nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe ‘Imperial College London’.

Drejtori i Përgjithshëm i VMIC, Dr. Mattheë Duchars deklaroi se, “Ky investim do të shpejtojë përfundimin e ndërtimit te objektit, i cili do të rrisë kapacitetet në mënyrë të konsiderueshmë, në mënyrë që vaksina mund të prodhohet në një numër të tillë që të jetë gati për të gjithë në Mbretësinë e Bashkuar brenda disa muajve nga hapja.”

Nga ana tjetër Kryeministri britanik Boris Johnson ka ‘frenuar’ entuziazmin teksa ka thënë se “një vaksinë efektive kundër koronavirusit mund të mos gjendet kurrë.

Duke folur në konferencën për shtyp të Downing Street, Johnson tha se “Krijimi i një vaksine nuk është absolutisht i grantuar. Ndoshat edhe pas 18 muajsh mund të mos e kemi vaksinën, siç edhe ndodhi për SARS. Ajo që mund t’ju them është se Mbretëria e Bashkuar është në ballë të përpjekjeve të bashkërenduara ndërkombëtare për të gjetur vaksinën”./Konica.al

Më Shumë

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit