-7.3 C
Prizren
E martë, 1 Dhjetor, 2020

Ish hotel “Selaniku” në Prizren bëhet pjesë e listës së monumenteve në mbrojtje të përkohshme

Ndërtesa e ish hotel “Selaniku”, gjendet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit, në Zonën e I-rë, Zona Tradicionale e Dyqaneve. Qasja në ndërtesë mundësohet nëpërmjet rrugës “Marin Barleti”, përmes rrugicës së ngushtë nga ana veriore. Ndërtesa në anën veriore kufizohet me Kishën e Shën Gjergjit (3390) dhe në anën jugore me Kompleksin e Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare (403).

Ndërtesa paraqet njërin nga shembujt e vazhdimësisë të traditës të haneve dhe hoteleve të periudhës Osmane, e cila supozohet se është e ndërtuar në fillim të shekullit XX, respektivisht gjatë vitit 1912. Objekti është ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit, të kombinimit të mureve nga guri në bodrum dhe mureve nga tulla të pjekura dhe të lidhur me llaç gëlqeror, konstruksioni meskatësh dhe ai i kulmit supozohet të jetë i ndërtuar nga konstruksioni i drurit.

Pas pushimit të funksionit si hotel, është shfrytëzuar si hapësirë e shkollës së Muzikës, hapësirë për organizimin e ahengjeve të ndryshme, ndërsa gjatë shek. XX përdhesa e ndërtesës është shfrytëzuar si magazinë e Komunës së Prizrenit, ndërsa kati për banim nga dy familje të ndryshme ku është bërë ndarja e saj në dy pjesë përgjatë orientimit veri-jug, duke shtuar edhe dy anekse të tjera për hyrje.

Pas luftës së vitit 1999, deri në vitin 2004 shfrytëzohet si çerdhe e fëmijëve, ndërsa rreth viteve 2004-2008 mbetet e pashfrytëzuar.

Objekti është ndërtuar në terren të rrafshët, në tri nivele: bodrum, përdhese dhe kat. Në planimetri drejtkëndëshe. Supozohet se gjatë ndërtimit kati i përdheses nuk kishte ndarje të dhomave, më pas është adaptuar funksioneve të shfrytëzimit. Qasja në kat mundësohet përmes shkallëve të ndërtuara më vonë në pjesën lindore, ndërsa organizimi i brendshëm gjithashtu është adaptuar sipas funksioneve të shfrytëzimit.

Ndërtesa ka një trajtim të thjeshtë arkitektonik, ku vlen të theksohet fasada ballore – veriore, e cila është e punuar në elemente të stilit neoklasik, përgjatë fasadës ballore ka kurorën dhe ndarjen e mes-kateve të profiluar, me dekorime gjeometrike në hapje të dritareve dhe portës hyrëse, ndërsa në këndet e ndërtesës dhe në skaje të portës hyrëse paraqiten shiritat drejtkëndëshe. Në kurorë, respektivisht në pjesën e nënkulmit vërehen hapje të dritareve të vogla në simetri me hapjet e katit. Fasadat e tjera kanë trajtim të thjeshtë pa ndonjë element dekorativ.

Në enterier nuk janë ruajtur elemente origjinale, si pasojë e ndërhyrjeve të periudhave të ndryshme adaptimeve.

Ndërtesa ka rëndësi të veçantë sepse pasqyron periudhën transitore nga ndërtimi tradicional i shtëpisë qytetare, në ndërtimin e objekteve publike shoqërore me stil të ndërtimit neoklasik.

Në aspektin funksional ndërtesa paraqet një shembull të hoteleve të ndërtuara në shek. XX dhe një rast unik të shfrytëzimit si pronë publike shoqërore. Është pjesë përbërëse e karakterit historik urban të Qendrës Historike të Prizrenit. Si e tillë, ngërthen në vete vlera arkitektonike, shoqërore dhe ekonomike.

- Advertisement -

Më Shumë

Gjuatje me kallashnikov dhe përleshje fizike në Carallakë të Malishevës – dy persona dërgohen në QKUK

Një rast i gjuajtjes me kallashnikov ka ndodhur në Carallakë të Malishevës. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin...

Totaj: PDK-ja nuk e ka prioritet përfshirjen në qeveri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se ky subjekt politik nuk e ka prioritet përfshirjen në qeverinë Hoti Në këtë...

Një vit nga tërmeti në Thumanë që mori jetën e 51 personave

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanën në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda...

Skulptori i Skënderbeut në Prizren: Faleminderit për komentet!

Nuk është hidhëruar. Komentuesve i është përgjigjur me një falënderim. Skulptori Sinan Aliaj ka uruar Prizrenin për shtatoren e Skënderbeut. “Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, shkruan...

16 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, 3 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53...

‘Po vdesim’, spitalet të tejmbushur me pacient, kaos në SHBA nga pandemia

Pasi goditi qytetet e mëdha të SHBA-së në pranverë, COVID-19 tani ka përfshirë Amerikën rurale dhe qytetet e vogla, duke depërtuar në çdo cep...

Promovohet botimi i veprës së plotë të Anton Çettës

I botuar para më shumë se një muaji, kompleti 13-vëllimësh me veprën e Anton Çettës është promovuar sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të...

Shtatorja e Adem Jasharit në “Abi Çarshia” të Prizrenit po cilësohet si karikaturë dhe skandaloze

Qyteti ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit në bronz. Shtatorja e komandantit legjendar...

Latifi: Rahoveci nga pandemia ka pësuar dëme në vlerë 54 milionë euro

Në Komunën e Rahovecit sot janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve që kanë qenë të infektuar edhe me coronavirus. Kryetari Smajl Latifi tha për...

Deputeti i VV-së thotë se nuk do ta përdorin gazin lotsjellës për ta ndaluar pjesëmarrjen e Selmanajt në seanca

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta lejojë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës, nëse aty prezent do të jetë edhe zëvendëskryeministri...

Si është gjendja me Covid-19 në Prizren, flet kryetari Haskuka

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin ‘’Mëngjesi me Arben Ahmetin’’ në televizionin Kanal 10 ka thënë se sa i përket pandemisë...

156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në...

Prizren, 27 raste të reja nga Covid-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse...

U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari nga Malisheva e inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, i cili fillimisht u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer, ka...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë komunë. Ai thotë se gjendja e të infektuarve që po mjekohen...

Lajmet e Fundit

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Bashkëshortja e Ronaldos “pushton” Instagramin

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk nguron të postojë në rrjetet sociale format e trupit të saj. Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj në...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila...