16 C
Prizren
E hënë, 28 Shtator, 2020

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, nuk e ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Genc Nixha, i akuzuari Musliu ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku theksoi se i mbështet në tërësi pretendimet e prokurorit Nixha, duke shtuar se e konsiderojnë vetën të dëmtuar dhe nëse vërtetohet fajësia e të akuzuarit, atëherë tha se do të parashtrojnë kërkesë pasurore juridike edhe në kontest të rregullt.

Pas deklarimeve të palëve, gjykatësja Teuta Krusha e njoftoi të akuzuarin lidhur me afatin për paraqitjen e kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, kurse seancën e radhës e caktoi për 11 shtator 2020, në ora 10:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 14 janar 2020, Nexhmedin Musliu po akuzohet se prej 7 nëntorit 2014 e deri më 18 maj 2016, në cilësinë e personit zyrtar dhe atë si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër, nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj.

Sipas aktit akuzues, Musliu ka qenë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve në rrugën “Muhaxherët” – zona e “Qylhanit” në Prizren, por i njëjti nuk ndërmerr veprime për rrënimin e ndërtimit pa leje të bërë në kundërshtim me ligjin për ndërtim, planin zhvillimor urban të komunës dhe lejeve të ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se investitorëve Ruzhdi Fandaj dhe Tahir Haziraj u kanë mundësuar që në mënyrë të pakontrolluar të vazhdojnë ndërtimet e katit të tretë dhe të katërt të shtëpisë individuale, duke bërë konstatimin formal të gjendjes faktike në procesverbale.

I pandehuri Musliu, sipas aktakuzës, asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjell përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan” të Prizrenit.

Ndryshe, Nexhmedin Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që lidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Inspektimi i prodhuesit të produkteve të pemëve dhe perimeve në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e njërit nga katër prodhuesit e produkteve të pemëve dhe perimeve në komunën e Prizrenit, të cilët me...

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë. Rezultatet kanë dalë nga 664 mostra të marra nga...

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Prizrenit

Një bastisje brenda dhomave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren është ndërmarrë mëngjesin e sotëm. Kjo pasi që oficerët korrektues kishin vërejtur disa lëvizje të...

De Boer favorit për të marrë drejtimin e Holandës

Frank De Boer është favorit për ta marrë drejtimin e Holandës. De Boer pritet ta zëvendësojë Ronald Koemanin, që është larguar pasi ka marrë...

Tabuti, Bimi, Ilmi Vela…kush janë komandantët që po përmenden në aktakuzën e Salih Mustafës

Prokuroria e Specializuar e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, nën pretendimin se i njëjti ka kryer krime lufte. Aktakuza...

Hotelierët dhe gastronomët e Prizrenit e mirëpresin vendimin e qeverisë

Zgjatja e orarit të punës dhe lejimi i klienteles në ambiente të mbyllura është mirëpritur nga të gjitha shërbimet hoteliere dhe gastronomët e Prizrenit. Për...

Infektohen me COVID-19 tre mësimdhënës në Suharekë, Muharremaj: Jam pro vazhdimit të mësimit

Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës. Këtë e bëri të...

Boza e Prizrenit që ruan recetën, namin e traditën

Sheshi kah “Shatërvani” është pothuajse i zbrazët. Jo fort e zakontë për një ditë vikendi, në shtatorin që vera lëshon “yndyrën” e vapës. Është...

Miley Cyrus më joshëse se kurrë, pozon në shtratin e kuq

Ylli botëror, Miley Cyrus njihet gjithmonë për paraqitjet e saj ekstravagante. Ajo së fundi ka relalizuar një set të ri fotografik ku po duket e...

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në...

Çmimet e barnave në Kosovë, më të shtrenjtat në rajon

Qytetarët e Kosovës paguajnë 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit, thonë nga Oda e Farmacistëve. Kjo...

Kurti: LDK dhe PDK po frikësohen nga zgjedhjet, ka ardhur koha e VV’së

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka akuzuar LDK’në dhe PDK’në se po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër...

Avokatët: Dosjet e dorëzuara në OVL të UÇK-së dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe besueshmërinë në Gjykatën Speciale

Dosjet e dorëzuara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendohet të jenë të dokumente të...

Dështon sërish votimi i ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit të Trustit

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kryetarja e Kuvendit...

Prizren, 7 persona rrahen mes vete

Shtatë të dyshuar meshkuj janë përfshirë në një përleshje fizike në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Lajmet e Fundit

Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar

Ekspertët parashikojnë se vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar. Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë...

Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë, të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja

Mike Tyson ka rrëfyer se e kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, derisa po e vuante dënimin për përdhunim. Legjenda e boksit ishte burgosur në...

Infektohen me COVID-19 tre mësimdhënës në Suharekë, Muharremaj: Jam pro vazhdimit të mësimit

Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës. Këtë e bëri të...

Gashi kërkon riaktivizimin e pushimores së Nashecit (VIDEO)

Një pushimore dikur ishte shumë e frekuentuar në fshatin Nashec të Prizrenit, por që nga paslufta e deri tani nuk është funksionale. Për banorët e...

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Prizrenit

Një bastisje brenda dhomave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren është ndërmarrë mëngjesin e sotëm. Kjo pasi që oficerët korrektues kishin vërejtur disa lëvizje të...