10.7 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

Ish-inspektori në Prizren mohon fajësinë se lejoi objektin që ta tejkalonte lejen e ndërtimi

Ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmendin Musliu, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ish-inspektori Musliu, edhe në dy raste tjera akuzohet për keqpërdorim të poztës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në rastin, për të cilin të premten është mbajtur seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori Musliu, akuzohet se në nëntor të vitit 2016, nuk ka ndërmarr veprime në rastin e një mbindërtimi pa leje, që sipas aktakuzës, ka lejuar ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i akuzuari Musliu, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, duke shtuar se ai nuk e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Pasi që i akuzuari e ka mohuar fajësinë, gjykatësja Raima Elezi, e ka njoftuar atë se brenda afatit ligjor ka të drejtë të paraqes kundërshtimet në lidhje me provat si dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës, derisa shqyrtimin e dytë gjyqësor e ka caktuar më 19 nëntor 2019, në ora 09:00.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Ndryshe, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu akuzohet edhe për dy  raste tjera për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtare. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Në Prizren dy burra sulmojnë fizikisht bashkëshorten e vëllait

Një rast i ri i dhunës familjare është raportuar të hënën në Prizren, transmeton PrizrenPress. Policia ka njoftuar se dy meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje...

Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive. Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç...

Quni konfirmon: Haskuka prishi koalicionin me LDK-në, shkarkoi drejtorët

Kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para...

Rikthehet futbolli në Kosovë: Sot gjysmëfinalja e Kupës

Pas një pauze prej afro tre muajsh, futbolli kosovar do të kthehet në fushën e gjelbertë sot, me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës...

Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj...

Rahovec/Arsimtari i kryeministrit Hoti: Kurrë nuk ka pasur notë katërshe në shkollë

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Në një intervistë...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Deputeti i NISMA-s Haxhi Shala: Për momentin vota ime është kundër Qeverisë Hoti

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë. Shala...

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale...

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i...

Drejtori i shkarkuar nga Haskuka: Koalicioni lokal u prish sot si pasojë e mocionit në qendër (Video)

Fatmir Memaj është njëri nga katër zyrtarët e LDK-së, të cilët i shkarkoi sot Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ai ka thënë se...

Pastrohet bregu i liqenit të Vërmicës (Foto)

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Prizrenit sot në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe organizatën Let's do it...

Në Prizren vijnë në jetë 22 fëmijë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 22 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

FOTOREPORTAZH: Amerika jashtë kontrollit!

Katër policë u qëlluan në St. Louis, SHBA, natën e shkuar, teksa u mbush java me protesta të dhunshme, pas vdekjes së George Floyd.         Ndërkohë,...

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë,...

Nis Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, Vjosa Osmani s’pranon ta drejtojë atë

Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express. Seanca është duke...

Lajmet e Fundit

Sekretari i PDK’se akuzon Haskukën: Prizreni humbi 5 milione euro

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Visar Islamaj, ka drejtuar akuza drejt kryetarit Mytaher Haskuka. Islamaj ka thënë se arroganca e Haskukës, i...

Lul Raka këshillon se si duhet të sillemi nëse grumbullohen më shumë se 50 persona në një kafiteri

Me lirimin e masave qytetarët u janë kthyer punës së tyre të përditshme, duke respektuar distancën. Çdo lirimi i masave nënkupton qarkullimin më ta...

Rreth 50 raste aktive me Covid-19 por Prizreni plot me qytetarë

Qe shtatëdhjetë vite ky është vendi i tij i punës. Nëntëdhjetë vjeçari, Emin Ballakadri stacion e ka këtë shatërvan që nga mëngjesi deri në...

Ish-drejtorët e shkarkuar në Prizren thonë që do jenë opozitë e fortë në asamble

Stuhia e përplasjes së Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit. Edhe në komunës e...

Prizren: Prokuroria liron shkelësit e masave anticovid? (VIDEO)

Pikërisht për mos respektimin e vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, policia e Prizrenit ishte lider në inicimin e rasteve ndaj...