7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së, Krasniqi:  Behajdin Allaqin nuk e arrestova e as dorëzova  te  Hashim Thaçi

Në luftë  qëndroi  vertikalisht. Pas çlirimit u përballë me tjetër sprovë.

U arrestua dhe u burgosë për “krime të luftës”.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren,  Selim Krasniqi,  tregon se në UÇK ka bërë  luftë të drejtë dhe të pastër. Thotë se dëshmitarë i ka të gjithë bashkëluftëtarët.

“Në rast se është dikush që ka bërë luftë të drejtë e të pastër në UÇK, ai jam unë dhe për këtë mund të flasin të gjithë bashkëluftëtarët e mi”, shprehet ai, shkruan “PrizrenPress”.

Krasniqi është etiketuar nga ish- veprimtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një letre zyrtare dhe publike, i ka kërkuar Prokurorit të Gjykatës Speciale, që ta hetojë vrasjen e veprimtarit Behajdin Hallaqi, që sipas tij, është arrestuar e zhdukur me urdhrin e Hashim Thaçit.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosur, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, ka shkruar Kelemndi.

Behajdin Allaqi  është zhdukur në vitin 1998.

Ishte profesor,  veprimtar dhe intelektual  i çështjes kombëtare.

Ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së.

Më 11 qershor 1998, nga Shtabi lokal i UÇK-së i Drenocit, niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së për në selinë e SHP, i cili asokohe ndodhej në Likoc të Skënderajt. Prej kësaj date, familjes së Behajdin Allaqit dhe shokëve të tij do t´i mungojë çdo informacion lidhur me të. Që atëherë nuk dihet as vendi i rënies, as varri dhe as shenja e nishani. Prej asaj dite askush nuk di të tregojë nëse ai kishte arritur apo jo në SHP të UÇK-së. Dëshmori i kombit Behajdin Allaqi ka lënë një mori shkrimesh shkencore të botuara dhe në dorëshkrim në fushën e sociologjisë.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren,  Selim Krasniqi thotë se Ibrahim Kelmendi po tenton të kriminalizojë  luftën e drejt  të tij.

“Asnjëherë nuk kam qenë komandant  i Policisë Ushtarake të UCK-së”, tregon ai për “PrizrenPress”.

“Behajdini nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar nga unë dhe nuk kam arrestuar as të tjerë”.

“ Kjo ishte propagandë e  tjerëve, të cilët me ndihmën e shërbimeve anti-shqiptare dhe shërbimit serb  ma bën dosjen dhe më dërguan në burg, ku u dënova për krime të luftës”.

“Po të kishit përcill  gjykimin tim, do ta kishit  kuptuar se  nuk kishte fakte,  por vetëm shpifje dhe qëllime dashakeqe të klaneve të ndryshme, me qellim të eliminimit tim nga skena dhe detyra, e ndoshta edhe me qëllim të mbulimit të krimeve të kryera nga shërbëtor të Serbisë fashiste!”.

Krasniqi pranon se ka takuar Behajadin Allaqin.

“Po Behajdinin e kam takuar në Drenoc , dhe aty ka ardhur me shokë të tjerë. Aty e kam njohur dhe natyrisht e kam vërejtur që ka dëshirë, vullnet e dije si dhe ndjenjë të lartë atdhedashurie”, tregon ai.

“Aty ai është ofruar të kontribuoj dhe kontaktet i ka vazhduar me Gani Paçarizin, i cili po ashtu ka qenë një atdhetar i madh, e tani është në mesin e heronjve më të dëshmuar të atdheut”.

“Nuk kam qenë luftëtar i zyrave apo  ndejave nëpër oda”.

“Lufta ime  ishte  shumë e pastër. Ndoshta shumë kush nuk e din sepse nuk kemi rrahur gjoks, por e gjithë familja e rrethi im prej miqsh e shokësh ua kalojmë shumë e shumë herë atyre që e kanë bërë gjoksin gropë e vetën e quajnë edhe legjendar!”.

“Pra mjaft ma keni nxirë jetën me shpifje e dosje të montuara dhe nuk ua pash sytë në momentet më të vështira të jetës”.

“Luftën që bëra e bëra për vendin dhe për tokën në të cilën kemi lindur,  e në vend të mirënjohjes u burgosa e jeta ime ishte luftë dhe skëterrë, e vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite!”.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren,  Selim Krasniqi tregon se,  me presidentin  Hashim Thaçi nuk ka pasur asnjëherë raporte besimi.

“Isha kritikuesi më i madh i shumë veprimeve të tij dhe i tillë vazhdoj të jem. Nëse është i përfshirë në krime e veprime kriminale  le të përgjigjet për to, e jo vetëm ai, por secili që ka bërë veprime në dëm të luftës”, shprehet Krasniqi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit