9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ish-ministri Gashi kërkon që në Pakon Emergjente të përfshihen edhe artistët e sportistët

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka kërkuar mbështetje edhe për sportistët dhe artistët, pas gjendjes së krijuar nga Coronavirusi.

Deputeti Gashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar që edhe artistët e sportistët të përfshihen në Pakon Emergjente Financiare. AI ka thënë se si deputet do të kërkojë edhe në Kuvendin e Kosovës  një fond për këto kategori.

Postimi i plotë:

Në këtë kohë pandemie e në luftë me virusin Covid-19, nuk guxojmë të mos i trajtojmë kujdesshëm e me urgjencë edhe sektorët si sporti e kultura, të cilët duhet të përfshihen në pakon financiare dhe fiskale. Në cilësinë e deputetit, fondin do ta kërkoj edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kur pakoja do të vjen për miratim.

Sukseset dhe arritjet në fushën e sportit nuk bën assesi t’i kthejmë në pikën zero përshkak të mungesës së përkushtimit institucional apo mungesës financiare. Të gjithë jemi dëshmitarë të rezultateve të jashtëzakonshme viteve të fundit në sport, veçanërisht në ndërkombëtarizimin e tij. Kosova nuk mund të lejojë që përgatitjet e sportistëve për Lojrat Olimpike të na dështojnë. Nuk duhet të dështojnë as përfaqësueset e sporteve të ndryshme, veçanërisht Kombëtarja e Futbollit, e cila dy vitet e fundit na ka bërë krenarë me paraqitjet e tyre, pa i përjashtuar këtu edhe shumë lloje tjera të sporteve.

Ministria e Sportit, në koordinim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat sportive, urgjentisht duhet të bëjnë një parallogaritje financiare për të krijuar fondin emergjent sportiv, i cili do të shkonte për përkrahjen e sporteve në përgjithësi, dhe sportistëve e klubeve në veçanti.

Krijuesit dhe performuesit e artit, gjithashtu kanë pasur suksese të shumta në festivale e në ngjarje kulturore gjithandej botës. Paraqitjet e tyre kanë qenë mbresëlënëse. Filmat e kinestëve, regjisorëve, aktorëve dhe filmbërësve kosovarë, kanë qenë në gara të shumta për çmime prestigjoze, deri te nominimi për çmimin oskar. Gjithashtu, ka pasur krijimtari të shumtë e të begatë vendore nga artistët tanë të çmuar.

Për krijuesit e performuesit, artistët në përgjithësi, Ministria e Kulturës, bashkë me komunitetin e kulturës, veçmas me ata të skenës së pavarur, duhet ta përgatisin propozimin financiar emergjent, i cili do të garantonte ruajtjen e rezultateve dhe sukseseve të artistëve tanë. Është lajm inkurajues për komunitetin e kulturës që tashmë një nismë e tillë është dakorduar. Ky fond duhet të jetësohet me shpejtësi dhe nuk duhet të mbetet vetëm në suazë të një vullneti të mirë e të parealizuar.

Në fund të fundit, këtë e kemi obligim sepse, janë pikërisht sportistët e artistët ata të cilët promovuan Kosovën më së miri në arenën ndërkombëtare, ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës. KG

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Lajmet e Fundit