13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ish- ushtarët e UÇK-së vizituan Spitalin e Prizrenit (Foto)

Sot, pas 20 vitesh, në spitalin e Prizrenit, kanë hyrë një grup ish- ushtarësh të UÇK-së, të cilët kanë kujtuar  12 qershorin e 1999 kur ishin caktuar për hyrje dhe marrjen e spitalit të Prizrenit, çarmatosjen e militarëve dhe paramilitarëve serbë, si dhe kthimin e punëtorëve shqiptarë të spitalit të larguar nga masat e dhunshme serbe.
Ata janë pritur nga drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. dr. Afrim Avdaj, i cili ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për gjithë ushtarët e UÇK-së, të cilët më 12 qershor kanë mundësuar marrjen e spitalit nga forcat serbe dhe kthimin e punëtorëve shqiptarë të larguar nga masat e dhunshme.
1 12062019.JPG
“Ju jeni simbol i lirisë kombëtare, jeni çlirimatrë të hapësirës shqiptare, jeni lavdia e luftës dhe lirisë së Kosovës dhe popullit shqiptar”, u ka thënë ish ushtarëve të UÇK-së, drejtori Avdaj.
Ndërsa 12 qershorin e vitit 1999 e konsideron ditlinjde të gjithanshme.
“Për mua, në njërën anë  12 qershori i vitit 1999 është ditlindja ime, është ditlindja e popullit shqiptar dhe  ditlindja e lirisë së Kosovës, data e frymëmarrjes së lirshme të popullit të Kosovës e sjellë nga fluturat dhe dallëndyshet e Kosovës – UÇK, ndërsa në anën tjetër është data e fundit e hegjemonisë dhe data e përfundimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës”,-theksoi drejtori Avdaj, duke uruar të gjithë ushtarët e UÇK-së, dëshmorët, invalidët, familjet e dëshmortëve, gjithë popullit të Kosovës dhe gjithë atyre që në forma të ndryshme kanë ndihmuar në çlimin e Kosovëës.
2 12062019.JPG
Major  Bajrush Gashi, ishte caktuar udhëheqës i grupit të UÇK-së për hyrjen në spital.
Ai 12 qershorin e vitit 1999 e përshkruan si ditën më të rëndësishme të jetës.
“Kam qenë i caktuar për  hyrjen në spital dhe marrjen e spitalit. Në spital kemi hyrë në ora 7.30 minuta. Ne kemi hyrë nga brenda dhe fillimisht kam caktuar pikat e vrojtimit, sepse në hyrje të spitalit kanë qenë të vendur forcat serbe. Me të hyrë në spital kemi filluar çarmatosjen e militarëve dhe paramilitarëve serbë.  Diku ka ora 10.00 deri në 11.00 në spital kanë ardh Kryqi i Kuq ndërkombëtar, Kisha serbe dhe KFOR-i. aty kemi bërë marrëveshjen dhe të gjithë personat e çarmatosur i kemi dorëzuar Kryqit të kuq ndërkombëtar. Më pas i kemi bërë thirrje të gjithë punëtorëve shqiptar të spitalit të larguar nga masat e dhunshme që të kthehen në vendet e punës në spital dhe të ofrojnë shërbiemt shëndetësore për pacientë , dhe sidomos të plagosurit në luftë. 12 qershori i vitit 1999 është dita më e lumtur e jëtës sime, dhe, edhe po të vdisja atë ditë, do t’i bëja hallal gjithë popullit, në fytyrat e të cilëve shihja gëzimin nga çlirimi përfundimtar i okupimit”, pohoi major, Gashi.
Ushtarët e UÇK-së kanë vizituar hapësirat e spitalit dhe vendet kur për herë të parë kanë hyrë në spital më 12 qershor 1999.

Më Shumë

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit