7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

ISIS kërcënon redaksinë e ‘News 24’ dhe gazetaren e ‘GSh’

Kërcënohet redaksia e News24 dhe sërish gazetarja e Gazeta Shqiptare, Aurora Koromani. Kërcënimi i rëndë ka ardhur përmes një mesazhi në adresë të numrit të telefonit të redaksisë së News24, vënë në dispozicion për qytetarët, shkruan Ballkanweb.

“Juve ka me ju denu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrar”, ka qenë ky mesazhi i shkruar në dialekt, i mbërritur, në orën, 00:49 minuta në telefonin e redaksisë. Ndërkohë që 4 minuta më pas, ai është pasuar nga një telefonatë që vinte nga i njëjti numër. Por këtë radhë telefonuesi ka qëndruar në heshtje për 9 sekonda në linjë, pa iu përgjigjur gazetarit që u përgjigj në telefon. Televizioni News24 e ka trajtuar kërcënimin me seriozitet, duke kontaktuar policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin e njeriut që qëndron pas mesazhit kërcënues dhe për të gjetur lidhjet me kërcënimin që iu bë disa ditë më parë gazetares Aurora Koromani në rrjetin social ‘Facebook’. Në një mesazh që dyshohet se vinte nga një militant i ISIS ajo paralajmërohej me fjalët “Do të paguash”.

Ngjarja mori angazhimin e policisë, e cila i siguroi mbrojtje gazetares. Pas këtij lajmi reaguan përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës, ndërsa kërcënimi u pasqyrua jo vetëm nga shtypi vendas por edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare./News24/BalkanWeb/

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit